Klubi i pare i karrierës, nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Klubi i parë i karrierës, nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Në Bashkinë Tiranë, në ambjentet e këshillit bashkiak, u mbajt takimi i parë i klubit të karrierës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Ky takim u krye me prezencën e nënkryetares së Bashkisë Tiranë znj. Anisa Ruseti e ku u diskutua rreth zhvillimit të karrierës, orientimit  profesional si dhe një prezantim për zgjerimin e gamës së opsioneve nga zyra me e re e Bashkisë Tiranë,  Zyra e Këshillimit të Karrierës.