Farmacist
Kodi Shqiptar i Profesionit
2262.01
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialiste të tjerë të shëndetësisë (ISCO 226)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike (NACE 21)
Fjalë Kyçe
Barna, farmaci
Përshkrim i përgjithshëm
Farmacisti magazinon, ruan, përzien dhe shpërndan produkte farmaceutike. Ai ofron këshilla për përdorimin e duhur dhe efektet anësore të këtyre produkteve, duke u mbështetur në përshkrimet e mjekëve dhe të profesionisteve të tjerë të shëndetit. Bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e terapisë mjekësore apo të barnave të veçantë te pacientët për të optimizuar shëndetin e njerëzve.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Merr përshkrimet për produkte mjekësore nga mjekët ose profesionistë të tjerë të shëndetit. Sigurohet për dozimin e duhur, metodën e administrimit dhe përshtatshmërinë para dorëzimit të barnave. Përgatit ose mbikëqyr përgatitjen dhe etiketimin e barnave të lëngshëm, pomadave, barnave në formë pluhuri, tabletave dhe barnave të tjerë për përmbushjen e përshkrimeve. U jep informacion dhe këshilla klientëve për ndërveprimet e barnave, papërputhshmërinë, kundër-indikacionet, efektet anësore, dozimin dhe ruajtjen e duhur të barnave. Bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e terapisë mjekësore të pacientëve individualë, si dhe efektivitetin e barnave ose terapive të veçanta. Dokumenton përshkrimet dhe recetat mjekësore. Dokumenton problemet e narkotikëve, helmeve dhe drogave që krijojnë varësi në përputhshmëri me nevojat ligjore dhe profesionale. Kryen magazinimin dhe ruajtjen në kushte specifike të duhura të vaksinave, serumeve dhe barnave të tjerë që mund të skadojnë me kalimin e kohës. Jep barna dhe ndihmë diagnostikuese dhe terapeutike, pa recetë, për gjendje të zakonshme. Mbikëqyr punën e teknikëve të farmacisë, praktikantëve dhe asistentëve të shitjes. Kryen kërkime për të zhvilluar ose përmirësuar produkte kimike farmaceutike, kozmetike ose të tjera. Këshillohet me kimistë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për teknikat e prodhimit dhe përbërësit. Analizon barnat për të përcaktuar identitetin e tyre, pastërtinë dhe fortësinë në lidhje me standardet e specifikuara. Vlerëson etiketimin, paketimin dhe reklamimin e produkteve.
Njohuritë e nevojshme
Nohuri të koncepteve shkencore të fushës dhe të proceseve teknike-teknologjike, që lidhen me profesionin e farmacisë. Njohuri të anatomisë dhe fiziologjisë, kimisë së përgjithshme, organike dhe inorganike, farmakologjisë, dozologjisë, garmakognozisë, kimisë farmaceutike, biofarmacisë etj.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të marrë përshkrimet për produkte mjekësore nga mjekët ose profesionistë të tjerë të shëndetit. Të kontrollojë historikun e barnave të pacientit. Të sigurohet për dozimin e duhur, metodën e administrimit dhe përshtatshmërinë para dorëzimit të barnave. Të përgatitë ose mbikëqyrë përgatitjen dhe etiketimin e barnave të lëngshëm, pomadave, barnave në formë pluhuri, tabletave dhe barnave të tjerë për përmbushjen e përshkrimeve. Të japë informacion dhe këshilla për klientët për ndërveprimet e barnave, papërputhshmërinë, kundër-indikacionet, efektet anësore, dozimin dhe ruajtjen e duhur të barnave. Të bashkëpunojë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektivitetin e terapisë mjekësore të pacientëve individualë, si dhe efektivitetin e barnave ose terapive të veçanta. Të dokumentojë përshkrimet dhe recetat mjekësore. Të dokumentojë problemet e narkotikëve, helmeve dhe drogave që krijojnë varësi në përputhshmëri me nevojat ligjore dhe profesionale. Të kryejë magazinimin dhe ruajtjen në kushte specifike të duhura, të vaksinave, serumeve dhe barnave të tjerë që mund të skadojnë me kalimin e kohës. Të japë barna dhe ndihmë diagnostikuese dhe terapeutike, pa recetë, për gjendje të zakonshme. Të mbikëqyrë punën e teknikëve të farmacisë, praktikantëve dhe asistentëve të shitjes. Të këshillohet me kimistë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për teknikat e prodhimit dhe përbërësit. Të analizojë barnat për të përcaktuar identitetin e tyre, pastërtinë dhe fortësinë në lidhje e standardet e specifikuara. Të vlerësojë etiketimin, paketimin dhe reklamimin e produkteve. Të nxjerrë informacione mbi rreziqet e barnave të veçantë. Të kryejë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik. Të zbatojë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit. Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Farmacisti angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund të vetëpunësohet. Orari i punës aplikohet në përputhje me Kodin e Punës. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë. Ajo përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive ose në kontratën individuale të punës, brenda limiteve të kohës javore maksimale të punës (jo më shumë se 40 orë). Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare. Të ketë kryer një kurs specializimi profesional 3-vjeçar për këtë profesion. Të Regjistrohet në Urdhrin e Farmacistëve dhe të zotërojë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Diplomë universitare Niveli 7 KSHK. Të ketë kryer një kurs specializimi profesional 3-vjeçar për këtë profesion.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Fakultetet e Mjekësisë në universitete.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.
Mundësitë për karrierë
Mund të hyjë në profesion si praktikant ose ndihmës. Nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një farmacist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën përkatëse. Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit. Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: farmacist, farmacist bujqësor, farmacist në spital, farmacist veterinar etj.
Adresa të dobishme
https://www.ufsh.org.al/; www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al