Udhërrëfyes turistik
Kodi Shqiptar i Profesionit
3335.03
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Agjentë të shërbimeve të biznesit (ISCO 333)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit (NACE 79)
Fjalë Kyçe
Turizëm, shoqërim, vizitor, turist, agjenci turistike
Përshkrim i përgjithshëm
Udhërrëfyesit turistik ofrojnë shërbim profesional për vizitorët, tregojnë kujdes dhe përkushtim dhe duhet të jenë objektiv në prezantimin e vendit që vizitohet, të lirë nga paragjykimi apo propaganda. Ata duhet të mbrojnë imazhin turistik të vendit dhe të bëjnë çmos që çdo grup turistik të respektojë mjedisin, kafshët e egra, sitet dhe monumentet, dhe, gjithashtu, zakonet lokale dhe çështjet që konsiderohen si të ndjeshme, si dhe duhet të jetë i ndershëm dhe korrekt në ndërveprimet me të gjithë ata që janë të përfshirë në shërbimet e udhërrëfimit dhe me kolegët që punojnë në të gjitha fushat e turizmit.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Përgatit informacion sipas tipologjisë së vizitorëve. Përgatit informacion të thelluar për mjedisin fizik dhe natyror, për historinë dhe arkeologjinë, për trashëgiminë kulturore, materiale dhe shpirtërore, si dhe për aktualitetin sipas programit turistik. Interpreton informacionin sipas programit turistik duke evituar gjykime personale mbi fenë, politikën dhe aspekte të tjera diskriminuese. Përcjell informacion në mënyrë të balancuar në sasi dhe cilësi, si dhe në mënyrë argëtuese. Menaxhon grupin sipas programit turistik. Asiston grupin gjatë pritjes, akomodimit dhe përcjelljes. Përkujdeset për mirëqenien e grupit turistik. Të bashkërendojë punën me profesioniste në veprimtari të caktuara të sportit apo aventurës. Promovon vlerat unikale te vendit.
Njohuritë e nevojshme
Turizmi i qëndrueshëm, produktet dhe shërbimet turistike, Mjedisi fizik dhe natyror, Llojet e relievit, leximi i hartave dhe busullës, Zhvillimet demografike, Njohuri për historinë dhe arkeologjinë; Njohuri për trashëgiminë kulturore, materiale dhe shpirtërore; Aktualiteti dhe zhvillimet gjeopolitike, ekonomike, social-kulturore; Tipologjia dhe specifikat e grupit sipas kombësisë, moshës, gjinisë, interesit, pritshmërive.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të identifikojë saktë tipologjinë, specifikat dhe kërkesat e vizitorit. Të respektojë kulturat e ndryshme sipas kombësisë së vizitorëve. Të krijojë marrëdhëniet me grupin sipas etikës profesionale dhe tipologjisë së tij. Të përcjellë informacion në mënyrë argëtuese. Të hartojë një itinerar sipas kritereve të përcaktuara. Të menaxhojë kohën sipas programit turistik. Të zbatojë siç duhet rregullat e komunikimit etiko-profesional. T’i shikojë gjërat me sy kritik dhe objektiv.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Udhërrëfyesi turistik angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin ose punon si fprofesionist i lirë. Orari i punës aplikohet në varësi të programit turistik në përputhje me Kodin e Punës. Udhërrëfyesi turistik duhet përdorë programet kompjuterike, kompletet e pajisjeve për udhëtim sipas destinacionit dhe llojit të aktivitetit si dhe mjete te tjera ndihmëse të punës.

Kërkesat për hyrje në profesion

Certifikatë e udhërrëfyesit turistik për kategorinë dhe gjuhën përkatëse e lëshuar nga Ministria përgjegjëse për turizmin. Të mos jetë i dënuar për vepra penale me dashje. Të jetë mbi 18 vjeç. Të zotërojë njohuri bazë në të paktën një gjuhë të huaj.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale ne nivelin III te KSHK ne profilin “Guidë Turistike” Module trajnimi /kurse formimi profesional te ofruara nga institucionet e akredituara nga Ministria përkatëse që mbulon turizmin.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Shkollat e mesme profesionale që ofrojnë profilin Guidë Turistike. Lista e institucioneve të akredituara.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Punësimi për këtë profesion gjendet në sektorin e mikpritjes dhe turizmit . Rritja e turizmit në Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer për punësimin e të rinjve në këtë sektor. Prandaj, kërkesa për këtë profesion është e lartë, sidomos për njerëz me përgatitje të gjerë dhe kompetencë profesionale.
Niveli i pagës bruto
Paga fillon me 50.000 lekë. Në rast të punës me bazë ditore, pagesa varion 50-150 euro për guidë në varësi të guidës.
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të hysh si shoqërues udhëtimesh deri në marrjen e certfikatës së udhërrëfyesit turistik për kategorinë dhe gjuhën përkatëse e lëshuar nga Ministria përgjegjëse për turizmin për t'u punësuar si udhërrëfyes turistk. Me përvojë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin agjent turistik të certifikuar.
Adresa të dobishme
www.turizmi.gov.al; www.wftga.org; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al