Organizator për konferenca dhe ngjarje
Kodi Shqiptar i Profesionit
3333.06
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Agjentë të shërbimeve të biznesit (ISCO 333)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeve (NACE 82)
Fjalë Kyçe
Organizim, konferenca, ngjarje, evente, panaire
Përshkrim i përgjithshëm
Organizatori i konferencave dhe ngjarjeve harton dhe koordinon ekspozita, manifestime, festivale, panaire, ngjarje të bizneseve (konventa, takime), ture, ngjarje të veçanta (koncerte, shfaqje në sheshe, ceremoni çmimesh, parada) që synojnë përmirësimin dhe promovimin e një qyteti, e një produkti ose të një nisme. Studion kontekstin, duke bërë një analizë të mjedisit. Identifikon nevojat e klientit, kontrollon standardet e cilësisë dhe identifikon audiencën e synuar. Përpunon linjat udhëzuese për ngjarjen dhe më pas zgjedh vendndodhjen dhe pajisjet e nevojshme, lidhet me furnitorët dhe teknikët, verifikon zbatueshmërinë e projektit, duke bërë ndryshimet e nevojshme. Gjithashtu, bazuar në buxhetin në dispozicion, bashkërendon të gjitha aspektet logjistike dhe organizative. Lidhet me sponsorë të mundshëm, vihet në kontakt me artistë, ekspertë, relatorë, duke përcaktuar marrëveshjet e bashkëpunimit. Është përgjegjës për suksesin e ngjarjes, në fund të të cilit përgatit dhe kryen edhe një analizë për të kuptuar sesa i kënaqur ka mbetur klienti. Kompleksiteti i profesionit kërkon aftësi në fusha të ndryshme: nga grafika te produksioni audioviziv, e deri te negociimi dhe shërbimi ndaj klientit.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Organizatori i konferencave dhe ngjarjeve duhet të jetë në gjendje të kryejë organizimin e një ngjarjeje dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përcakton qëllimin; përcakton përmbajtjen; përcakton kalendarin e ngjarjes; identifikon relatorët, ekspertët, dëshmitarët; identifikon vendin për zhvillimin e ngjarjes; organizon mjetet për të mbërritur te vendndodhja; përcakton karakteristikat teknike të manifestimit; siguron shërbime të tjera (përgatitje skenike, animacion, shërbime etj.); zgjedh furnitorët; përgatit planin e shpenzimeve. Organizatori i konferencave dhe ngjarjeve duhet të jetë në gjendje të përgatisë veprimtaritë e komunikimit të një ngjarjeje dhe këtu përfshihen këto veprimtari: planifikon dhe organizon fushatën e komunikimit për shtypin; përcakton kanalet e publicitetit; përgatit mjete (broshura, postera); Oranizatori i konferencave dhe ngjarjeve duhet të jetë në gjendje të menaxhojë realizimin e një ngjarjeje dhe këtu përfshihen këto veprimtari: është i pranishëm në ardhjen e teknikëve të instalimit; merr me qira, sipas nevojës, pajisje teknike dhe impiante; mbikëqyr përgatitjen e vendit ku do të zhvillohet ngjarja; mirëpret dëshmitarët; përcakton kushtet për bashkëpunimin me ekspertë dhe artistë; sigurohet që shërbimet të jenë vendosur si duhet; kontrollon nivelin e cilësisë; zgjidh çdo çështje kritike të mundshme.
Njohuritë e nevojshme
Burimet e blerjes së hapësirave publicitare, veçoritë e shërbimeve teknike në mbështetje të ngjarjes (skenografia, ushqimi, përkthimi), komunikimi me publikun, elementë të grafikës e publicitetit, elementë të marketing, elementë të marketingut në konferenca e kongrese, elementë të psikologjisë së komunikimit, gjuha e publicitetit, marketingu i territorit, treg publicitar, metodologjitë e vlerësimit të fushatave ndërgjegjësuese, rregullat në publicitet, parimet e kujdesit ndaj klientit, proceset organizative të ngjarjeve, teknikat e komunikimit publicitar, teknikat e bashkërendimit dhe menaxhimit të ekipit, teknikat e organizimit të ngjarjeve kulturore, teknikat e matjes së kënaqësisë së klientëve, teknikat e promovimit, teknikat e komunikimit, tipologjitë e vendndodhjes për konferenca
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë kriteret e përpunimit të preventivave. Të zbatojë mënyrat e organizimit të ngjarjeve kulturore. Të zbatojë teknikat e përcaktimit të produktit/shërbimit. Të zbatojë teknikat e marrëdhënieve me publikun. Të zbatojë metodologji për përcaktimin e karakteristikave të ngjarjeve të komunikimit. Të zbatojë teknikat e grafikës publicitare. Të zbatojë teknikat e krijimit publicitar. Të zbatojë teknikat e monitorimit të veprimtarisë. Të zbatojë teknikat e kërkimit të sponsorizuesve. Të zbatojë metodat e bashkërendimit të punës. Të zbatojë procedurat e menaxhimit të problemeve. Të zbatojë teknikat e realizimit të materialit didaktik dhe informues. Të përdorë mjetet e bashkërendimit.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Organizatori i konferencave dhe ngjarjeve mund të ushtrojë veprimtarinë e vet si nja bashkëpunëtor i jashtëm, por mund të jetë edhe punonjës në agjenci që organizojnë ngjarje, agjenci të reklamave dhe komunikimit, agjenci të marrëdhënieve me publikun, apo në zyrat e shtypit dhe të protokollit. Zakonisht ai është një profesionist i pavarur dhe punon në kushtet e një autonomie të gjerë, është pikë referimi i palëve të përfshira, me të cilat duhet të merret vesh e të bjerë në një mendje: nga klienti deri tek ekipi teknik i organizimit. Teknologjitë e përdorura janë kryesisht informatike dhe telematike. Organizatorit i takon të lëvizë dhe udhëtojë shpesh për të ndjekur ngjarjet. Gjithashtu, kohët e organizmit janë zakonisht të ngushta dhe si pasojë mund të sjellin orë të zgjatura pune dhe një ritëm shumë të lartë.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka kushte të veçanta për hyrjen në këtë profesion.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin V të KSHK-së. Do të preferohej një diplomë që siguron një formim të sigurtë dhe të gjerë dhe që kombinon njohuri të natyrës së njeriut dhe teknike shkencore. Më të përshtatshme janë ato nga shkencat e spektaklit, ruajtja e trashëgimisë kulturore, sociologjia e komunikimit dhe ekonomia e spektaklit. Duhet të merret në konsideratë fakti që mënyrat e qasjes në profesion nuk janë ende të përcaktuara, prandaj përvoja individuale është merr shumë rëndësi. Është i rëndësishëm edhe zhvillimi i aftësive në menaxhimin kulturor ose në marketingun për organizata jofitimprurëse përmes trajnimeve dhe kurseve të posaçme.

Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është e lartë, sidomos për njerëz me kompetencë profesionale të dëshmuar. Kërkohet vazhdimisht cilësi e lartë dhe risi. Sektori i turizmit paraqet mundësi të gjera për njerëz më kompetenca të tilla.
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të hysh si ndihmës. Me kualifikime mund të arrihet në nivele të larta dhe në pozicione si drejtues grupi apo më lart. Profesionistë të suksesshëm zgjedhin edhe krijojnë sipërmarrjet e tyre e të mos jenë në punësim të vazhdueshëm.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al