Specialist i cilësise dhe sigurisë ushqimore
Kodi Shqiptar i Profesionit
2131.59
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialistë të shkencave të jetës (ISCO 213)
Fjalë Kyçe
Siguri ushqimore, sigurimi i cilësisë ushqimore, ushqim
Përshkrim i përgjithshëm
Specialistët e sigurimit të cilësisë së ushqimit mbikëqyrin cilësinë dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve ushqimore të një kompanie. Ata/ato janë përgjegjës për menaxhimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore dhe prodhimit të ushqimit. Ata/Ato mund të zhvillojnë dhe rishikojnë politikat e cilësisë dhe sigurisë dhe të menaxhojnë auditimet nga inspektorët e palëve të treta. Specialistët mbikëqyrin proceset prodhuese dhe përpunuese.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Vlerëson riskun në fushën e ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe mbrojtjes së bimëve. Planifikon, bashkërendon dhe realizon kontrollin zyrtar të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë. Zbaton praktikat e kontrollit të sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve në shkallë vendi. Kryen kontrolle paraprake për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe mbrojtjes së bimëve. Inspektojnë hapësirat punuese për pajtueshmërinë me standardet e kërkuara higjienike. Analizojnë dhe marrin vendime për të zgjidhur çdo çështje që lindin gjatë punës. Shqyrtojnë reagimet e konsumatorëve dhe u përgjigjen ankesave të tyre. Përgatisin raporte mbi statusin e cilësisë së ushqimit për t’iu transmetuar pronarëve dhe menaxhereve. Mbajnë shënime për të gjitha testet dhe inspektimet që janë kryer në kompani.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Të njohë standardet e cilësisë, rregulloret qeveritare për industrinë ushqimore, procedurat e sigurisë dhe praktikat menaxheriale. Të demonstrojë aftësi te mira në përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe programeve të paketës MS Office. Të demonstrojë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë. Të demonstrojë aftësi të mira të punës në grup. Të demonstrojë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur. Të demonstrojë vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me higjienën dhe sigurinë e ushqimit. Të këtë aftësi të forta analitike dhe numerike. Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik. Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Specialisti i cilësisë dhe sigurisë ushqimore angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund të vetëpunësohet.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare në fushën e sigurisë ushqimore. Të ketë kaluar provimin e shtetit.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Diplome Bachelor Niveli 6 në KSHK dhe Master Niveli 7 në KSHK.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kërkesë më të vogël sesa oferta në treg.
Niveli i pagës bruto
XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX
Mundësitë për karrierë
Specialistët e cilësisë dhe sigurisë ushqimore punësohen pranë autoriteteve për sigurinë ushqimore, në ndërmarrje për përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe mund të vetëpunësohen.
Adresa të dobishme
www.ubt.edu.al; www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al