Inxhiner përpunimi druri
Kodi Shqiptar i Profesionit
Profesionistë të inxhinierisë (ISCO 214)
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Profesionistë të inxhinierisë (ISCO 214)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportin (NACE 52)
Fjalë Kyçe
Përpunim druri
Përshkrim i përgjithshëm
Inxhinieri i përpunimit të drurit studion, dizenjon programe për koordinimin e veprimtarive prodhuese dhe vlerëson nëse janë kosto efektive dhe të sigurta . Ai organizon dhe mbikëqyr procesin e prodhimit me qëllim nxjerrjen e produktit me cilësi të lartë, duke përdorur metodat efektive dhe me kosto të ulët, ndërsa redukton impaktin e dëmshëm te mjedisi.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
7 Veprimtaritë/përgjegjësitë kryesore Dizenjojnë sisteme të reja ergonomike të projektimit të punës dhe procese prodhimi për produkte të reja ose për të përmirësuar ato ekzistuese; Organizojnë procesin e hapjes dhe mbylljes së veprimtarisë prodhuese, për të garantuar sa më pak humbje; Përcaktojnë specifikimet për prodhimin, tipin e materialeve, pajisjet, rrjedhën e materialeve, kapacitetet etj. për procesin industrial dhe të prodhimit; Vendosin standarde dhe politika për instalime, modifikime, kontrollin e cilësisë, testime, inspektime dhe mirëmbajtjen e impiantit në përputhje me parimet inxhinierike dhe rregullat e sigurisë në punë; Inspektojnë procesin e prodhimit dhe japin zgjidhje për problematikat e hasura gjatë tij; Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë për të maksimizuar produktin, për të manaxhuar buxhetin, për të rekrutuar punonjës të kualifikuar, si dhe për t’i trajnuar ata; Ekzaminojnë dhe tenderojnë pajisje të reja për të garantuar cilësi të lartë me çmimin më të mirë; Drejtojnë mirëmbajtjen e ndërtesave dhe pajisjeve dhe koordinojnë kriteret për projekte të reja dhe grafikë të rinj të mirëmbajtjes. Aplikojnë teknologjitë e avancuara inxhinierike për të përmirësuar produktin; Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit. LKP, pune hulumtueses, pershkrim per profesione te ngjashme, pershkrim i posacem, takime per validimin
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, si dhe standardet kryesore te profesionit. Të zotërojë programe vizatimi e projektimi si AutoCAD. Të dallojë lëndët e para, mjetet dhe pajisjet kryesore të punës. Të zbatojë parimet inxhinierike. Të udhëzojë klientët mbi produktet. Të planifikojë nevojat në të ardhmen për burime të ndryshme siç janë koha, paraja dhe burimet specifike të procesit. Të analizojë përbërjen kimike të çdo specie druri. Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik. Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Specialisti i cilësisë dhe sigurisë ushqimore angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund të vetëpunësohet.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare në fushen e inxhinierisë së drurit. Njohuri të mira për AutoCAD. Demonstroni aftësi të punës në grup. Aftësi analitike dhe komunikuese.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Diplome Bachelor Niveli 6 në KSHK dhe Master Niveli 7 në KSHK.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kërkesë më të vogël sesa oferta në treg.
Mundësitë për karrierë
Inxhinierët e drurit punësohen pranë autoriteteve mbikëqyrëse, në ndërmarrje për përpunimin e drurit, si dhe mund të vetëpunësohen.
Adresa të dobishme
www.ubt.edu.al; www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al