Estetist
Kodi Shqiptar i Profesionit
5141.01
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Parukierë, kozmetologë dhe të tjerë që lidhen me to (ISCO 514)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitetete të tjera shërbimi (NACE 96)
Fjalë Kyçe
Estetikë, trajtime bukurie.
Përshkrim i përgjithshëm
Estetisti duhet të jetë në gjendje të kujdeset për përgatitjen e hapësirave dhe pajisjeve për trajtime bukurie dhe këtu përfshihen këto veprimtari: zbaton rregullat dhe procedurat e higjienës dhe shëndetit në përgatitjen e mjediseve dhe pajisjeve të punës; bën kombinime me ngjyra, aroma, objekte në mënyrë që mjediset të jenë mikpritëse dhe të këndshme për trajtimet që do të kryhen; identifikon parametrat e funksionimit të pajisjes që do të përdoret, bazuar në planin e paracaktuar të trajtimi; zbulon anomalitë më të shpeshta në funksionimin e pajisjeve dhe përcakton metodat e ndërhyrjes për riparimin e tyre; përgatitë krevatin/tatamin; bën gati klientin për trajtimet duke krijuar kushtet më të mira për një qëndrim të pëlqyeshëm. Estetisti duhet të jetë në gjendje të kryejë trajtime me manikyr dhe pedikyr dhe këtu përfshihen këto veprimtari: mirëpret klientët dhe kupton nevojat e tyre; zgjedh produktet dhe pajisjet për pastrimin, hidratimin dhe rigjenerimin e duarve dhe këmbëve; përdor teknika manuale për heqjen e papastërtive të lëkurës dhe për përdorimin e produkteve; zgjedh produkte dhe pajisje kozmetike për trajtimin estetik të duarve dhe këmbëve, sipas karakteristikave të tyre anatomike; përdor teknika dhe mjete të ndryshme për trajtimet estetike: peeling, gommage, dorezë parafine, gur shtufi për hiperkeratoza, mjete për prerjen dhe rregullimin e thonjve, manikyrët dhe vendosjen e thonjëve të rremë. Estetisti duhet të jetë në gjendje të kryejë heqjen e qimeve të padëshiruara të fytyrës dhe trupit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: organizon punën dhe përgatit pajisjet; përdor teknikat e ndryshme të depilimit sipas llojit të qimeve dhe pjesës specifike të trupit që do të trajtohet: me dyll të nxehtë ose me shirita të ftohtë; bën çngjyrosjen (dekolorim); përdor pajisjet me lazer dhe mjetet elektrokoaguluese; bën heqjen e qimeve të vetullave, veshëve dhe mjekrës. Estetisti duhet të jetë në gjendje të kryejë trajtime dermo-estetike të fytyrës dhe këtu përfshihen këto veprimtari: analizon nevojat dhe shijet e klientit; përcakton llojin e grimit sipas rastit: ditor, mbrëmje, modë, për nuse; organizon punën në dhomën, ku do të punohet, dhe rehaton klientin; zgjedh dhe kryen trajtimet specifike të përshtatshme për llojin e lëkurës (me akne, rrudha, ptozë); përdor pajisje të përshtatshme elektro-estetike; kryen maska, mbështjellëse dhe fasha për trajtime estetike; realizon grimin e kërkuar. Estetisti duhet të jetë në gjendje të kryejë masazhe estetike dhe këtu përfshihen këto veprimtari: dëgjon klientin dhe informohet mbi aspektet e përgjithshme dhe të veçanta që mund të ndihmojnë në trajtim; njeh fizikun e klientit, problemet dhe karakteristikat e tij; përcakton dhe zbaton veprime manuale dhe radhën e veprimeve të masazhit, që janë të domosdoshme për trajtimin estetik; bën dallimin ndërmjet metodave manuale duke kalibruar intensitetin e tyre sipas zonës së trupit dhe problemit estetik që duhet trajtuar; zbaton dhe kombino teknikat e ndryshme të masazhit me dorë dhe përmes instrumenteve, duke pasur parasysh mirëqenien dhe qëllimin estetik të klientit; planifikon kalendarin e seancave; verifikon rezultatet estetike të arritura në fund të ciklit të seancave të përcaktuara; ofron informacione rreth dietave dhe ushtrimeve fizike.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore

Njohuritë e nevojshme
Pajisjet dhe makineritë për trajtime estetike; koncepte të përgjithshme mbi alergjitë elementë të anatomisë njerëzore; elementë të kozmetologjisë; elementë të dermatologjisë; elementë të dietologjisë; elementë të fiziologjisë; elementë të higjienës personale; normativa për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës; normat e higjienës së masazhit; produktet për manikyr dhe pedikyr; produktet për masazhin estetik; produktet për trajtimin estetik të lëkurës; produktet për grim; instrumentet për manikyr dhe pedikyr; teknikat e masazhit estetik.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë teknikat e përgatitjes së dhomës ku kryhen trajtimet estetike. Të krijojë kushtet optimale higjienike të mjediseve. Të zbatojë teknikat për verifikimin e funksionimit të pajisjeve për trajtime estetike. Të përdorë mjete për higjienizimin e instrumenteve. Të vendosë zmaltin te thonjtë. Të zbatojë teknikat e manikyrit. Të zbatojë teknikat e pedikyrit. Të përdorë teknikat e rindërtimit të thonjve. Të zbatojë teknikat e depilimit. Të përdorë elektro-koagulatorë. Të përdorë pajisje epilatore me lazer. Të zbatojë teknikat e pastrimit të fytyrës. Të zbatojë teknikat për trajtimet e fytyrës. Të zbatojë teknikat bazë të grimit. Të përdorë produktet për grim. Të përdorë mjetet për trajtimet e fytyrës. Të zbatojë teknikat e akupresionit. Të zbatojë teknikat e drenazhit limfatik. Të zbatojë teknikat e masazhit kundër stresit të trupit. Të zbatojë teknikat e masazhit estetik. Të zbatojë teknikat e masazhit të fytyrës. Të përdorë pajisje elektromekanike për masazhe (estetike-sportive). Të përdorë produkte për masazhe estetike.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Estetisti punon si i punësuar, ose si sipërmarrës, në sallone bukurie, qendra estetike, parukeri, parfumeri, repartet kozmetike në magazina të mëdha, palestra ose pishina me sauna dhe solar, beauty farm apo qendra për mirëqenien (wellness centers), por mund të kryejë veprimtarinë e tij edhe në mjediset e klientit. Ndërhyrjet manuale kanë të bëjnë me masazhet që synojnë stimulimin e qarkullimit të gjakut ose/dhe që luftojnë celulitin. Këto ndërhyrje realizohen përmes teknikave të ndryshme: modelim, trajtime hidro-terapeutike, banja të pjesshme ose të të gjithë trupit me esenca dhe produkte të tilla si baltë dhe alga. Në kryerjen e punës së tij estetisti kryen trajtime, që përfshijnë përdorimin e pajisjeve siç janë llambat UVA dhe UVB. Eliminimi i qimeve të padëshiruara mund të realizohet me teknika klasike siç është depilimi me shirita me dyll, ose me pajisje që japin një rezultat të përhershëm siç është lazeri (me drita pulsuese ose gjilpërë). Përsa u përket manikyrëve dhe pedikyrëve, estetisti kujdeset për lëkurën e duarve dhe këmbëve, modelon thonjtë, vendos zmalte ose thonj të rremë. Grimi duhet të jetë në përshtatje me karakteristikat morfologjike të klientit dhe natyrën e ngjarjes, ku do të marrë pjesë klienti. Rëndësi të madhe ka njohja e rregullave të higjienës në lidhje me mjetet, materialet dhe mjediset e punës.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të përfundohet me sukses një kurs i posaçëm formimi profesional. Nevojitet arsim bazë dhe mosha 16 vjeç.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së. Kurse të formimit profesional me kohëzgjatje nga disamujore deri në dyvjeçare nga ofrues të njohur nga Ministria e Punës.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Ofrues të licencuar/akredituar
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Krijimi i përvojës është i rëndësishëm, prandaj fillimet në profesion mund të jenë nëpërmjet një praktike pune si ndihmës. Duke marrë parasysh dijet e kërkuara për këtë profesion, është e nevojshme të ndiqet të paktën një kurs formimi profesional. Në këtë mënyrë mund të afirmoheni si profesionistë më të kualifikuar.
Mundësitë për karrierë
Me kualifikime mund të arrihet në nivele të larta të estetistit deri në drejtues repartesh në qendra të mëdha. Estetistë të suksesshëm zgjedhin edhe të krijojnë bizneset e tyre vetëm ose me ortakëri.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.shum.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al