Inxhinier teknik trajtimi ujërash
Kodi Shqiptar i Profesionit
3112
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Teknikë të shkencës së fizikës dhe inxhinierisë (ISCO 311)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (NACE 36)
Fjalë Kyçe
Ujëra, ujësjellës, trajtim ujërash.
Përshkrim i përgjithshëm
Inxhinieri teknik për trajtimin e ujërave kryen detyra operative në fushën e menaxhimit të impianteve të trajtimit të ujërave, duke u kujdesur për të gjitha veprimtaritë e nevojshme për menaxhimin dhe funksionimin e duhur të tyre gjithashtu përmes përdorimit të metodave specifike të menaxhimit. Ai menaxhon rrjetet dhe sistemet e ujit me vëmendje të veçantë të problematikat e pastrimit dhe trajtimit të ujit të pijshëm. Tekniku i impianteve dhe trajtimit të ujërave kryen inspektime në vend për të kontrolluar nevojat e sistemit. Kryen kontrolle cilësore në lidhje me kufijtë rregullatorë dhe efikasitetin e trajtimeve të ujit të furnizuar. Ai kryen kontrolle sasiore për konsumin dhe efikasitetin e impianteve. Ai siguron kontrollin dhe mirëmbajtjen e impianteve të pastrimit, trajtimit të ujit të pijshëm dhe/ose të shkripëzimit. Monitoron dhe kontrollon burimet ujore. Ndërhyn në situata kritike, duke identifikuar zgjidhje operative.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Tekniku i trajtimit të ujërave duhet të jetë në gjendje të analizojë sistemet e ujit dhe impiantet e trajtimit të ujit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: analizon kërkesat për ujë dhe të impiantit dhe kryen programimin teknik përkatës; analizon efikasitetin dhe kapacitetin e impianteve të trajtimit të ujit; kontrollon dhe mbikëqyr rrjetet e shpërndarjes dhe furnizimit; kryen përditësimet e impianteve ujore; kryen analizën e integruar, gjeografike dhe historike të të dhënave nga mbikëqyrja e ecurisë së ujit. Tekniku i trajtimit të ujërave duhet të jetë në gjendje të menaxhojë rrjetet dhe sistemet e ujit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: menaxhon blerjen e reagentëve dhe largimin e produkteve të procesit; kontrollon dhe mbikëqyr rrjetet e shpërndarjes dhe furnizimit; kërkon dhe lokalizon rrjedhjet e ujit; vlerëson dhe identifikon zgjidhjet në rast të keqfunksionimeve; kryen mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të impianteve të trajtimit dhe pastrimit të ujit (p.sh. larjen e rezervuarëve, pastrimin ose zhbllokimin e sistemeve etj.); kryen vlerësimin e veçorive fizike, kimike dhe organo-leptike të ujit të destinuar për shkarkim ose për hyrje në rrjet. Tekniku i trajtimit të ujërave duhet të jetë në gjendje të mbikëqyrë dhe kontrollojë burimet ujore dhe këtu përfshihen këto veprimtari: analizon cilësitë e ujit; kontrollon dhe verifikon sistemet e mbledhjes dhe zonat e mbrojtjes; mbikëqyr funksionimin e saktë të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza; mbikëqyr nivelin e efikasitetit të sistemeve që përbëjnë të gjithë sistemin hidrik; mbikëqyr zbatimin e saktë të trajtimeve fizike dhe kimike të ujit të pijshëm dhe kontrollin e cilësisë në dalje; diagnostikon gabimet dhe keqfunksionimet e sistemeve; kryen inspektime të impianteve, rrjeteve dhe sistemeve territoriale hidrike; harton raporte analitike mbi efikasitetin e sistemeve; vlerëson dhe identifikon zgjidhjet në rast të keqfunksionimeve.
Njohuritë e nevojshme
Kimia e ujit; cikli hidrik i integruar; kriteret e ndërtimit dhe menaxhimit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza; përpunimi i të dhënave; elementë të biologjisë së aplikuar; elementë të kimisë; elementë të gjeometrisë; fizika; bazat e hidraulikës dhe hidrologjisë; burimet e informacionit për analizën e territorit; metodologjitë dhe teknikat e dallimit të problemit në vend dhe në distancë (telematikë); legjislacioni mjedisor kombëtar për menaxhimin e mbeturinave dhe shkarkimeve civile dhe produkteve; standardet SSH dhe ISO; parametrat mjedisorë dhe kimikë; parametrat e shërbimit të ujit; parimet e kampionimit; parimet dhe metodat e kontrollit të menaxhimit; proceset e pastrimit të ujit; proceset e trajtimit të ujit të pijshëm; proceset e trajtimit të ujit dhe zbatimi i tyre; proceset inovative me teknologji të integruar me membranë për trajtimin e ujit; proceset e prodhimit të ciklit ujor; proceset tradicionale për trajtimin e ujërave; sistemet GIS; sistemet e informacionit për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sistemit; programet kompjuterike për menaxhimin e impianteve të trajtimit të ujit; teknikat e kontrollit të standardeve të shërbimit hidrik; teknikat operative të sistemeve të mbledhjes së ujit, impiantet e pastrimit; teknikat e funksionimit dhe menaxhimit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza; teknikat e mirëmbajtjes mekanike; teknikat e monitorimit të mjedisit; teknikat e vizatimit me programe kompjuterike (CAD); teknikat e kontrollit në distancë (telematikë); teknikat e matjeve në distancë (telematikë); teknikat e idendifikimit të avarive në distancë (telematikë); teknikat e riciklimit të ujit; teknikat për përmirësim (azhornim) teknologjik; teknologjitë dhe instrumentet e anketimit në territor dhe analizës së të dhënave; topografia dhe hartografia; trajtimet fizike dhe kimike të ujit të pijshëm dhe kontrollin e cilësisë në dalje; vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe vlerësimin strategjik mjedisor.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë teknikat e analizës së të dhënave që vijnë nga mbikëqyrja dhe kontrolli i burimeve ujore. Të zbatojë teknikat e analizës së punimeve të infrastrukturës hidraulike. Të zbatojë teknikat e prezantimit të impianteve të trajtimit të ujërave. Të zbatojë teknika për vlerësimin e efikasitetit të punëve strukturore dhe infrastrukturore të ciklit të plotë të ujit. Të zbatojë procedurat e rifillimit të punës së impiantit pas anomalive. Të zbatojë metodat e interpretimit të dokumenteve teknike në lidhje me konsumin e ujit. Të zbatojë metodat e kursimit të burimeve ujore. Të zbatojë procedurat rutinore të mirëmbajtjes së impianteve dhe makinerive. Të zbatojë procedurat e përmirësimit teknologjik të sistemit të ujit. Të zbatojë standardet e shërbimit të ujit. Të zbatojë teknikat për menaxhimin e sistemeve dhe rrjeteve ujore. Të zbatojë teknikat e kontrollit të menaxhimit. Të zbatojë teknikat e administrimit / funksionimit të sistemit të ujit, në lidhje me parametrat e caktuar të shërbimit. Të zbatojë teknika për të identifikuar anomalitë e funksionimit të makinerive. Të zbatojë teknikat e zbulimit të rrjedhjeve në rrjet. Të zbatojë metodologjitë e menaxhimit të rrezikut. Të zbatojë procedurat e kontrollit të cilësisë. Të zbatojë teknikat e kampionimit dhe matjes. Të zbatojë teknikat e kontrollit të standardeve të shërbimit hidrik. Të zbatojë teknikat e monitorimit mjedisor. Të zbatojë teknikat e monitorimit të nivelit të shërbimit. Të zbatojë teknikat e monitorimit të veprimtarisë. Të përdorë metodat për përpunimin e të dhënave dhe informacionit mbi sistemin e mbeturinave dhe mjedisit.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Tekniku i impianteve dhe trajtimit të ujërave punon si punonjës i organeve publike ose ndërmarrjeve të administrimit të shërbimeve të ujit. Ai gjithashtu mund të funksionojë si punonjës i ndërmarrjeve private që administrojnë impiante pastrimi dhe trajtimi të ujit. Në përgjithësi kërkohet gatishmëri për të punuar me turne, përfshirë të shtunën dhe të dielën.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin V të KSHK-së. Kërkohet formim tekniko-profesional. Zotërimi i një diplome teknike të arsimit të lartë (ekspert teknik industrial) është avantazh.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universitete publike e private, fakultetet e shkencave të natyrës.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është e vazhdueshme.
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të futesh fillimisht si specialist në ndërmarrjet e administrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Me përvojë dhe kualifikime mund të arrihet në pozicione si drejtues skuadre apo pozicione të tjera drejtuese.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.financa.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al