Përgjegjës reparti në supermarket
Kodi Shqiptar i Profesionit
5222.02
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Shitës në dyqane (ISCO 522)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motorçikletave (NACE 47)
Fjalë Kyçe
Tregti, tregti me pakicë, supermarket.
Përshkrim i përgjithshëm
Përgjegjësi i repartit në supermarket është një figurë profesionale me tipare menaxheriale, i cili punon në struktura të mëdha tregtare si përgjegjës i shitjeve, i burimeve njerëzore dhe i produkteve të një reparti ose i grupeve të caktuara të produkteve. Puna e përgjegjësit të repartit përfshin bashkërendimin e një grupi bashkëpunëtorësh, menaxhimin e burimeve financiare, përdorimin e mjeteve të marketingut, vëmendjen ndaj detajeve praktike/operative që lidhen me logjistikën, organizimin dhe furnizimin e mallrave. Ndër objektivat e parë të përgjegjësit të repartit është ofrimi i një shërbimi të nivelit të lartë ndaj klientit, i cili arrihet duke dëgjuar vazhdimisht nevojat e tij, përmes kontrollit të vazhdueshëm të zonës së shitjeve, pastrimit dhe lexueshmërisë së rafteve, disponueshmërisë së mallrave dhe pranisë së personelit në zonën e shitjeve. Është pjesë e ekipit të administrimit të supermarketeve së bashku me drejtorin, nga i cili ka varësi të drejtpërdrejtë hierarkike, me menaxherët e procesit (burimet operative, logjistika, shërbimi ndaj klientit, etj.), me përgjegjësit administrativë dhe përgjegjësit e tjerë të reparteve. Në shpërndarjen masive të produkteve ai luan një rol vendimtar në pikën e shitjes; bashkërendon personelin e shitjeve për të plotësuar kërkesat e klientit dhe për të rritur shitjet e repartit. Përgjegjësi i Repartit përgjithësisht përfaqëson nivelin e parë të aksesit ndaj të gjitha roleve të tjera profesionale të linjës dhe të stafit drejtues.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Përgjegjësi i repartit në supermarket duhet të jetë në gjendje të arrijë objektivat tregtarë të repartit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: zbaton në mënyrë korrekte politikat tregtare të supermarketit; përshtat me përpikmëri udhëzimet në nivel divizioni, duke i përqendruar ato te produkti, për sa u përket çmimeve të shitjes, administrimit të hapësirave promovuese dhe lëvizjes fizike të mallrave, rishikimit dhe vendosjes së produkteve dhe objektivave të konkurrueshmërisë; garanton efikasitetin dhe eficiencën në veprimtaritë për organizimin dhe sigurinë e mallrave, monitorimin e ndryshimeve në inventar dhe maksimizimin e saktësisë së të dhënave të kontabilitetit. Përgjegjësi i repartit në supermarket duhet të jetë në gjendje të identifikojë nevojat e klientit për të përmbushur pritshmëritë e tyre dhe këtu përfshihen këto veprimtari: drejton zonën e shitjeve; dëgjon vazhdimisht kërkesat e klientit; kontrollon vazhdimisht zonën e shitjeve; siguron pastërtinë dhe lexueshmërinë në sportele dhe rafte; garanton praninë e mallrave dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga personeli. Përgjegjësi i repartit në supermarket duhet të jetë në gjendje të arrijë objektivat ekonomikë-financiarë të repartit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përmbush objektivat buxhetorë të caktuar; maksimizon rezultatet ekonomike të repartit (shitjet, marzhet, produktivitetin dhe kostot e punës, gjendjen e mallrave); optimizon rezultatet dhe përcakton ndërhyrjet korrigjuese. Përgjegjësi i repartit në supermarket duhet të jetë në gjendje të menaxhojë burimet njerëzore të repartit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: menaxhon bashkëpunëtorët e tij duke mbuluar me efikasitet nevojat e repartit, bazuar në buxhetin dhe synimet e caktuara të produktivitetit; promovon zhvillimin e burimeve duke u fokusuar te shërbimi; garanton respektimin e legjislacionit (veçanërisht atë që ka të bëjë me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës); menaxhon marrëdhëniet me zyrën e personelit.
Njohuritë e nevojshme
Njohuri në administrimin e shitjeve; tiparet e produkteve dhe përdorimin e produkteve ushqimore dhe joushqimore; pajisjet për identifikimin dhe klasifikimin e mallit të pranishëm; elementë të administrimit të biznesit; elementë të buxhetimit; elementë të komunikimit të jashtëm dhe të brendshëm; elementë të komunikimit ndërpersonal; elementë të kujdesit ndaj klientit; elementë të menaxhimit të marrëdhënieve me klientin; elementë të së drejtës së punës; elementë të formimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore; elementë të menaxhimit të burimeve njerëzore; njohuri bazë informatike dhe të aplikuara; elementë të marketingut të përgjithshëm, operacional dhe relacional; elementë të hulumtimit social; elementë të organizimit të ndërmarrjes; elementë të psikologjisë sociale; elementët identifikues të produkteve; format dhe llojet e supermarketeve; menaxhimi i motivimit të njerëzve; njohuri në menaxhimin e hapësirave në pikat e shitjes; njohuri për shërbimin në strukturat e shitjeve; rregullorja për analizën e rreziqeve dhe pikat kritike të kontrollit (HACCP); normativat për kontratën e punës; normativat higjieno-sanitare; njohuri për organizimin e punës në supermarkete; njohuri në organizimin dhe administrimin tregtar të repartit në dyqanet e mëdhaja; njohuri për planin e sigurisë së ndërmarrjes; teknikat e administrimit të personelit; parimet për kënaqjen e klientit; teknikat e menaxhimit të shitjes me pakicë dhe të marketingut të aplikuar; teknikat dhe mënyrat e kontrollit të brendshëm; sistemi i menaxhimit të cilësisë në ndërmarrje; njohuri për historinë, objektivat dhe vlerat e ndërmarrjes; teknikat e analizës së segmentimit të klientelës; teknikat e komunikimit ndërpersonal; teknikat e bashkërendimit dhe të menaxhimit të personelit; teknikat e caktimit të çmimit; teknikat e ndërmjetësimit; teknikat e llogaritjes së kostos së punës; teknikat e planifikimit të biznesit; teknikat e përzgjedhjes së personelit; teknikat e vlerësimit të performancave profesionale; teknikat e organizmit të turneve dhe të orareve të punës; tipologjitë dhe funksionimi i makinerive dhe pajisjeve në përdorim në repartet e dyqaneve të mëdhaja.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
9 Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme Të zbatojë politikat tregtare të repartit në lidhje me objektivat e përgjithshëm. Të zbatojë metodat e organizmit të mallrave. Të zbatojë metodat e kontrollit të planeve të shitjes. Të zbatojë planet e risive në shitje dhe logjistikë. Të zbatojë procedurat e kontrollit të pajisjeve në repart. Të zbatojë procedurat e higjienës së repartit. Të përdorë mjetet e mbikëqyrjes së sigurisë së mallrave. Të përdorë mjetet për të mbikëqyrur ndryshimet në inventar. Të përdorë mjetet për mbikëqyrjen e performancës logjistike të furnitorëve. Të përdorë teknikat e renditjes së produkteve në përputhje me politikën tregtare të ndërmarrjes. Të përdorë teknikat e promovimit të produktit. Të përdorë teknika promovimi dhe zhvillimi për produktet e markës së brendshme. Të përdorë teknika për pakësimin e defekteve në mallra. Të zbatojë teknikat e rotacionit të mallrave në repart. Të përdorë metoda për mbikëqyrjen e ecurisë së promocioneve. Të zbatojë sistemet e menaxhimit të cilësisë për të siguruar nivelin e duhur të shërbimit ndaj klientit. Të përdorë mjete për mbikëqyrjen e nivelit të shërbimit ndaj klientit. Të zbatojë teknikat e analizës së të dhënave për përmbushjen e nevojave të klientit. Të zbatojë teknikat e analizës dhe raportimit të sjelljes së blerësit. Të përdorë teknikat e komunikimit ndërnjerëzor. Të përdorë teknika për të përmirësuar shërbimet e ofruara. Të përdorë informacione për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë e klientëve. Të përdorë mjete të komunikimit të brendshëm. Të përdorë mjete dhe teknologji për kryerjen e hetimeve të shënjestruara. Të zbatojë politikat ekonomike dhe financiare të supermarketit. Të zbatojë metoda të analizës së devijimeve buxhetore. Të zbatojë modele të planifikimit ekonomiko-financiar. Të zbatojë teknikat e analizës dhe përpunimit të të dhënave të shitjeve. Të zbatojë teknikat e buxhetimit. Të zbatojë teknikat e buxhetimit për personelin. Të zbatojë teknikat e kontrollit dhe verifikimit për regjistrimin e lëvizjeve të mallrave. Të përdorë mjete llogaritëse për të përcaktuar marzhet e shitjes. Të zbatojë metoda për vlerësimin e shërbimit. Të zbatojë metodat e kontrollit të procedurave administrative për menaxhimin e personelit. Të zbatojë protokollet e sistemit të cilësisë të ndërmarrjes. Të zbatojë teknikat e analizës së nevojave për trajnim. Të zbatojë teknika për analizimin e nevojave profesionale. Të zbatojë teknikat e analizës organizative. Të përdorë teknikat e bashkërendimit të personelit. Te përdorë teknikat e menaxhimit të personelit. Të përdorë teknikat e motivimit të burimeve njerëzore. Të zbatojë teknikat e organizimit të turneve dhe të orareve të punës. Të zbatojë teknikat e planifikimit të veprimtarisë. Të zbatojë teknikat e menaxhimit të projektit. Të përdorë metodat e trajnimit dhe mbikëqyrjes së punonjësve të rinj. LKP, pune hulumtueses, pershkrim per profesione te ngjashme, pershkrim i posacem, takime per validimin
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Përgjegjësi i repartit në supermarket punon me kontratë me kohë të plotë në pikat e mëdhaja të shitjeve, të cilat karakterizohen nga një organizim me objektiva dhe delegim detyrash, dhe ku tregtohen lloje të ndryshme të mallrave, ushqimore dhe jo ushqimore. Bashkëpunon me figura me të njëjtin rol profesional dhe me shitësit dhe funksionet e tjera mbështetëse.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka kërkesa formale.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin IV të KSHK-së. Diplomë Bachelor dhe/ose të specializuar në degët socio-ekonomike, kurse specializimi në menaxhimin e shitjes me pakicë. Është thelbësor trajnimi, i cili kryhet përmes kurseve të formimit dhe shoqërimit e mbikëqyrjes së punonjësve të rinj nga personeli me përvojë.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universitete publike e private. Ofrues të licencuar të formimit profesional (për elementë të veçantë të formimit).
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është e përhershme dhe e vlerësueshme.
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të futesh fillimisht duke njohur proceset e shitjes dhe të organizimit të punës. Është thelbësor trajnimi, i cili kryhet përmes kurseve të formimit dhe shoqërimit e mbikëqyrjes së punonjësve të rinj nga personeli me përvojë.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.financa.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al