Mobilier
Kodi Shqiptar i Profesionit
7522.06
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Punonjës të përpunimit të drurit, prodhues i mobilieve dhe të tjera të ngjashme (ISCO 752)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Prodhimi i mobiljeve (NACE 31)
Fjalë Kyçe
Mobilie, përpunim druri, marangoz.
Përshkrim i përgjithshëm
Prodhuesi i mobilieve është punonjës i kualifikuar, që merret me përpunimin e drurit dhe lëndëve të lidhura me të, me ndërtimin dhe instalimin e produkteve që dalin prej tyre, në mënyrë të veçantë të mobilieve, të produkteve inkaso dhe të elementëve plotësues, por edhe të finiturave të brendshme dhe të produkteve të tjera prej druri kryesisht për orendi për përdorim vetjak. Duke marrë parasysh vetitë teknologjike, fiziologjike dhe mekanike të drurit, ai zbaton metodat e ruajtjes së drurit, zotëron teknikat e përdorimit të veglave dhe makinerive dhe siguron mirëmbajtjen e tyre, përdor llojet e ndryshme të ngjitësve sipas veçorive të tyre, vë në zbatim njohuritë e tij në lidhje me madhësinë dhe tiparet e orendive për mobilim, përdor teknikat e ndërtimit dhe instalimit në mobilim sipas sistemeve të punës për seri produktesh të kufizuara ose industriale, përdor teknikat e bashkimit, lidhjes dhe modelimit; përsos dhe instalon mobiliet, duke u kujdesur për stukimin, lëmimin, lyerjen dhe vendosjen e aksesorëve dhe sistemet e hapjes dhe mbylljes: bravat, menteshat, sistemet e rrëshqitjes.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Mobilieri duhet të jetë në gjendje të bëjë lyerjen me bojë dhe këtu përfshihen këto veprimtari: kupton veçoritë e produkteve të ofruara nga prodhuesit; kupton kërkesat e klientit; përgatit përzierjet që do të përdoren; bën stukimin me shtresa; respekton normat e sigurisë. Mobilieri duhet të jetë në gjendje të bëjë përpunimin e drurit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: lexon dhe kupton vizatimin teknik; kryen veprimet e prerjes; kryen matjen, prerjen dhe profilizimin e drurit; kryen punime të ndryshme bazuar në esencat e drurit; respekton rregulloret aktuale të sigurisë dhe të parandalimit të aksidenteve. Mobilieri duhet të jetë në gjendje të bëjë gati makineritë, mjetet dhe elementët përbërës për përpunimin e drurit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: krijon listën e materialeve që do të përdoren; përcakton cilat mjetet do të përdoren; bën gati elementët përbërës; monton veglat e punës; bën gati makinerinë dhe/ose mjetet e përshtatshme sipas proceseve të punës; kontrollon funksionimin e makinerive; kryen mirëmbajtjen periodike të makinerive. Mobilieri duhet të jetë në gjendje të ndërtojë mobilie prej druri dhe materiale të lidhura me të dhe këtu përfshihen këto veprimtari: dallon llojet e drurit të përshtatshme për punimet e kërkuara; kryen vendosjen në skuadër; kryen verifikimin paraprak të përshtatshmërisë së mjedisit ku do të vendoset orendia; dallon anomalitë e projektit ose të zbatimit; ndreq anomalitë e projektit ose të zbatimit; kryen montimin e produkteve; bën rifiniturat e produkteve; vendos mobiliet në pozicionet përfundimtare për përdorim.
Njohuritë e nevojshme
8 Njohuritë e nevojshme Veçoritë e nyjeve lidhëse Veçoritë e bojës Elementët teknikë të vizatimit Makineritë e përpunimit të drurit; materiale zmeriluese; rregulloren për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë; procedurat rutinore për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe veglave mekanike; proceset e përpunimit të drurit; proceset e prodhimit në sektorin e mobilieve prej druri; produktet për trajtimin e drurit; mjetet për prerjen manuale të materialeve prej druri; struktura dhe veçoritë teknike dhe funksionale të mobilieve; teknikat për zbatimin e veshjeve mbrojtëse; teknikat e ngjitjes së drurit; teknikat e gdhendjes; teknikat e përpunimit të drurit; teknikat e lyerjes; teknikat e limimit; teknologjia e drurit; teknologjia e materialeve për mobilim; llojet e ngjitësve; llojet e drurit; elementë të paketimit dhe transportimit të orendive.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
9 Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme Të zbatojë kriteret për përgatitjen e bojërave. Të zbatojë procedurat e kontrollit dhe rregullimit të makinerive / sistemeve të lyerjes. Të zbatojë procedurat për raportimin e jokonformiteteve të pjesëve të përpunuara. Të zbatojë teknikat e lustrimit të drurit. Të zbatojë teknikat e stukimit të sipërfaqeve me rrëshirë. Të zbatojë teknikat e lyerjes në rrëshirë. Të përdorë mjete për lyerje (kompresor, pistoletë me presion). Të zbatojë teknika të skicimit për produkte druri për barka dhe anije. Të përdorë dokumentacion teknik të paraqitur nga prodhuesit e barkave. Të zbatojë procedurat e kontrollit të makinerive të përpunimit të drurit. Të zbatojë procedurat rutinore të mirëmbajtjes së sistemeve dhe makinerive. Të zbatojë teknikat e llogaritjes metrike për produktet prej druri. Të zbatojë teknikat e mirëmbajtjes për makineri të përpunimit të drurit. Të zbatojë teknikat e përpunimit të drurit. Të përdorë makineri për prerjen e drurit. Të përdorë makinerinë e bordimit. Të përdorë makinerinë e shpimit. Të përdorë makinerinë e prerjes. Të përdorë mjete dhe pajisje për përpunimin e drurit. Të zbatojë procedurat për ndezjen e makinerive të montimit të mobilieve. Të zbatojë procedurat për ndezjen e makinerive për prerjen e drurit. Të zbatojë teknikat e kontrollit të standardeve të produktit. Të përdorë dokumentacionin teknik të produktit. Të zbatojë mënyrat e veshjes me rimeso. Të zbatojë teknikat e montimit të produkteve prej druri. Të zbatojë teknikat e mbrojtjes së sipërfaqeve prej druri. Të zbatojë procedurat e sigurisë në prodhim. Të zbatojë procedurat për parandalimin e aksidenteve. Të përdorë pajisje mbrojtëse personale. LKP, pune hulumtueses, pershkrim per profesione te ngjashme, pershkrim i posacem, takime per validimin
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Mobilieri punon në zdrukthtari dhe fabrikat e mobilieve, të mëdha ose të vogla në varësi të ndarjes së punës dhe të shkallës së specializimit të arritur. Mund të merret me faza të veçanta të përpunimit (me përgatitjen e drurit, modelimin, prodhime në seri, montimin e orendive, lyerjen, stukimin, vendosjen e aksesorëve, instalimin) ose, si zejtar më vete, mbikëqyr të gjithë procesin e ndërtimit të mobilieve prej druri dhe materialesh të tjera të lidhura me të. Është një profesion bazuar në punën me dorë, në të cilin formimi në vendin e punës luan një rol të rëndësishëm, ku rritja profesionale është e bazuar në aftësitë e secilit dhe nevojat e kontekstit të prodhimit. Karriera mund të zhvillohet si zejtar i vetëpunësuar ose si punonjës i specializuar. Në të gjitha rastet është një profesion që kërkon vëmendje e kujdes të vazhdueshëm në vendin e punës. Çdo individ duhet të dijë si të sillet me makineritë, veglat, pluhurat dhe lëndët kimike. Për këtë qëllim, është veçanërisht e rëndësishme njohja e procedurave specifike për parandalimin e aksidenteve në punë dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka kërkesa të veçanta formale.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së. Pjesëmarrja në kurse të formimit profesional e bën më të lehtë marrjen e pozicioneve të kualifikuara.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Shkollat e mesme profesionale. Qendrat e formimit profesional.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Është një profesion gjithnjë i vlerësuar dhe i kërkuar në ndërmarrje të prodhimit apo në punishte më të vogla zejtarësh.
Mundësitë për karrierë
Qasja në profesion zakonisht bëhet përmes një kontrate si ndihmës apo çirak. Me përvojë dhe kualifikime mund të arrihet në pozicionin e mjeshtrit. Persona me një nivel të lartë të kompetencës dhe të afirmuar në sektor mund të zgjedhin të punojnë si zejtarë më vete.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.financa.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al