Inxhinier agrar në akuakulturë
Kodi Shqiptar i Profesionit
2133.18
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Drejtues prodhimi në bujqësi, pyje dhe peshkim (ISCO 131)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Peshkimi dhe Akuakultura (NACE 03)
Fjalë Kyçe
Akuakulturë, bujqësi, peshkim.
Përshkrim i përgjithshëm
Kjo figurë profesionale jep këshilla dhe orientime specifike dhe informacione për të ndihmuar ndërmarrjet në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës dhe të gjithë përfituesit e mundshëm. Ai ofron ndihmë për operatorët e sektorit në lidhje me rregulloret specifike, bashkëvepron me subjektet publike që kanë funksione programimi si dhe bashkëpunon në hartimin e planeve të peshkimit. Ai merret me marketing territorial, promovimin, përmirësimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve të peshkut.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Inxhinieri agrar në akuakulturë duhet të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë teknike për institucionet kompetente në hartimin e propozimeve rregullatore për sektorin e peshkimit dhe akuakulturës dhe këtu përfshihen këto veprimtari: pjesëmarrje në takime për çështje teknike për përgatitjen e propozimeve legjislative dhe rregullatore për sektorin e peshkimit dhe akuakulturës; siguron ndihmë teknike në mbështetje të organizmave ndërmjetësues ose autoritetit administrativ, për një zbatim të saktë të planit operacional; bashkëpunon me organet e kontrollit për hartimin e udhëzimeve mbi sigurinë në det dhe në tokë, për çështjet higjieno-sanitare dhe për diversifikimin e peshkimit; ndihmon njësitë publike në nisjen, menaxhimin dhe raportimin e projekteve të financuara; identifikon ndërmarrjet e peshkimit dhe akuakulturës që veprojnë në zonë dhe regjistron veprimtaritë e kryera. Inxhinieri agrar në akuakulturë duhet të jetë në gjendje të bashkëpunojë në përcaktimin e projekteve të qëndrueshme të peshkimit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: gjen, përpunon dhe paraqet të dhëna dhe informacione në lidhje me veprimtaritë e ndryshme të peshkimit dhe akuakulturës në zonat e kompetencës; bashkëpunon me institutet kërkimore për përgatitjen e planeve shumëvjeçare të menaxhimit të peshkimit; Inxhinieri agrar në akuakulturë duhet të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë teknike për operatorët në botën e peshkimit dhe akuakulturës dhe këtu përfshihen këto veprimtari: siguron informacion për rregullimin e veprimtarive të peshkimit, të legjislacionit (kombëtar e ndërkombëtar) me natyrë higjieno-sanitare për mbrojtjen e konsumatorit dhe për mbrojtjen dhe sigurinë në vendin e punës; siguron udhëzime për kodin detar, ligjin e ndërmarrjeve, ligjin e punës, ligjin administrativ; propozon veprimtari trajnimi/përditësimi duke bashkëpunuar me organet e trajnimit; shpjegon masat mbështetëse për operatorët; ofron mbështetje për përpilimin e kërkesave për mbështetje, ndihmë në menaxhimin dhe raportimin e projekteve; ndihmon në hartimin e planit të biznesit të ndërmarrjeve; përgatit dokumente për fillimin e veprimtarisë në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës; kryen veprimtari në fushën e marketingut, promovimit, përmirësimit dhe gjurmueshmërisë së produkteve të peshkut; organizon veprimtari të ndryshme formuese dhe informuese në zinxhirin e vlerës për produktet e akuakulturës.
Njohuritë e nevojshme
Kërkesat administrative të ndërmarrjeve të peshkut; hartat e peshkimit; hartat detare; certifikimet e cilësisë; kodi detar; biologjia e specieve të peshkut; elementë të së drejtës tregtare; njohuri për institutet kërkimore që veprojnë në përgatitjen e planeve të menaxhimit të peshkimit; mekanizmat dhe parametrat e funksionimit të makinerive dhe pajisjeve të peshkimit; tregu i peshkut; masat mbështetëse për operatorët në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës; legjislacioni mbi higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit në sektorin e peshkimit; legjislacioni për çështjet e peshkimit; legjislacioni ndërkombëtar dhe rregulloret për mbrojtjen e jetës së njeriut në det; legjislacioni mbi ndalimet hapësinore dhe kohore të peshkimit; rregulloret për pajisjet e lejuara të peshkimit; rregulloret për koncesionet shtetërore për peshkim dhe akuakulturë; rregulloret dhe pajisjet sanitare në proceset e ruajtjes së produkteve të peshkut; organizimi i ndërmarrjes së peshkimit dhe kultivimit të peshkut; pajisjet kryesore të peshkimit, makineritë, mjetet dhe veglat e peshkimit; llojet kryesore të produkteve të peshkut; korniza normative detyruese për zbarkimin; sistemet e sigurisë dhe mjetet e shpëtimit në bord; terminologjia teknike në sektorin e peshkimit; llojet e anijeve të peshkimit.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë metodat e mbledhjes së të dhënave socio-ekonomike me interes në sektorin e peshkimit. Të zbatojë procedurat e ndihmës teknike për të mbështetur institucionet përgjegjëse për menaxhimin e sektorit të peshkimit dhe akuakulturës. Të zbatojë protokolle për hartimin e udhëzuesve për sigurinë në det dhe në tokë, mbi aspektet higjienike dhe shëndetësore dhe për veprimtaritë e diversifikimit të peshkimit. Të përdorë burime informuese për lokalizimin e veprimtarive të kryera nga ndërmarrjet e peshkimit dhe akuakulturës në territor. Të zbatojë protokolle për hartimin e udhëzuesve për sigurinë në det dhe në tokë, mbi aspektet higjienike dhe shëndetësore dhe për veprimtaritë e diversifikimit të peshkimit. Të zbatojë teknikat e analizës së prirjeve të tregut. Të zbatojë teknikat e analizës së përfitimit ekonomik. Të përdorë teknikat për zbulimin e mundësive në treg. Të përdorë burime informuese për lokalizimin e veprimtarive të kryera nga ndërmarrjet e peshkimit dhe akuakulturës në territor. Të zbatojë rregulloret në lidhje me speciet e mbrojtura dhe sasitë minimale të lejuara të peshkimit. Të njohë metodat e ofrimit të konsulencës për ndërmarrjet dhe operatorët në sektorët e peshkimit dhe akuakulturës. Të zbatojë metodat e përpunimit të planit të biznesit. Të zbatojë metodat për promovimin, përmirësimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve të peshkut. Të zbatojë procedurat e kontabilitetit për raportimin e projekteve të financuara. Të zbatojë procedura të dokumentuara dhe administrative për fillimin e veprimtarive në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës. Të zbatojë procedurat për prezantimin e projekteve të financuara. Të zbatojë teknikat e analizës së prirjeve të tregut. Të zbatojë teknikat e analizës së përfitimit ekonomik. Të zbatojë teknikat e marrjes së informacionit në peshkim dhe akuakulturë. Të zbatojë teknika të promovimit të gjerë. Të përdorë dokumentacionin për raportimin e projekteve të financuara.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Zakonisht ky profesionist punon në sektorë të ndryshëm të fushës së rritjes dhe mbarështimit të peshqve, si p.sh. në ujëra të ëmbla, bregdetare apo në laboratorë kërkimorë shkencorë të fushës së akuakulturës dhe peshkimit, apo në institucione publike të sektorit.

Kërkesat për hyrje në profesion

Për këtë profil kërkohet një diplomë universitare ose pasuniversitare. Këto duhen pasuar me informime e trajnime të vazhdueshme për teknologjitë dhe rregulloret përkatëse.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin V të KSHK-së. Diploma bachelor ose master fushën e akuakulturës dhe peshkimit, ose merceologji, teknologji ushqimore, zooteknikë, inxhinieri mjedisi dega e ujërave.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është vazhdueshme, sidomos për njerëz me kompetenca të provuara dhe vazhdimisht të përkushtuar për përditësime me të rejat e shkencës dhe teknologjive në këtë fushë.
Mundësitë për karrierë
Në fillim, puna nis si ndihmës dhe pas një përvoje pune dhe specializim në teknologjitë dhe rregulloret e peshkimit dhe akuakulturës, mund të rritesh në detyrë si përgjegjës teknik. Me vitet e përvojës krijohen mundësitë e konsulencës si profesionist i lirë apo sipërmarrës në akuakulturë. Mundësi ofron edhe sektori publik në pozicione mbikëqyrëse, rregullatore e mbështetëse.
Adresa të dobishme
www.awww.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al