Zooteknik
Kodi Shqiptar i Profesionit
2132.13
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialistë të shkencave të jetës (ISCO 213)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Prodhim bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to (NACE 01)
Fjalë Kyçe
Blegtori, bujqësi, mbarështim kafshësh
Përshkrim i përgjithshëm
Zootekniku merret me studimin e një shumëllojshmërie të gjerë të kafshëve dhe mjediset që ndikojnë në zhvillimin dhe mirërritjen e tyre, në habitatin e tyre natyral ose në kushte aktiviteti, si kopshte zoologjike ose akuariume. Ai/Ajo studion origjinën dhe zhvillimin e specieve, që nga organizmat njëqelizor deri te kafshët shtëpiake, bagëti ose kafshë të egra, studion sjelljet, zakonet dhe ndërveprimet e tyre, mënyrën e ushqimit, gjithashtu kryen kërkime mbi zhvillimin dhe llojet e sëmundjeve të tyre.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Kryejnë identifikimin, klasifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e kafshëve, si dhe tëkarakteristikave, sjelljes dhe habitateve të llojeve të ndryshme të tyre; Ndërmarrin kërkime në laboratorë dhe në terren për të rritur njohuritë shkencore mbi kafshët; Interpretojnë informacionet duke përdorur procedura komplekse si: analizë molekulare dhe qelizore e kompjuterizuar, fertilizimin vitro, etj.; Kryejnë zhvillimin dhe testimin e barnave të reja; Studiojnë mostrat e mbledhura për të përcaktuar origjinën, zhvillimin, formën e tyre kimike dhe fizike, strukturën, përbërjen dhe proceset jetësore dhe riprodhuese; Kryejnë hartimin dhe kryerjen e eksperimenteve dhe testeve për kafshë të ndryshme për të zgjidhur problemet praktike që lidhen me to; Ekzaminojnë kafshët duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh, instrumentesh, teknologjish dhe teknikash të specializuara; Hartojnë dhe kryejnë projekte kërkimore dhe analizim të dhënash; Sigurojnë mirëqenien dhe mirërritjen e kafshëve në ambiente të mbyllura apo në parqe zoologjike; Kryejnë kontrolle për sëmundje dhe parazitë për kafshët dhe harton metoda për parandalimin ose shërimin e tyre; Bashkëpunojnë me punonjësit e kopshtit zoologjik, veterinerët, biologët detarë, biologëve të tjerë apo studiuesve të kafshë të egra për të menaxhuar, siç duhet, popullatat e kafshëve që jetojnë në vende të mbyllura dhe në ambiente të hapura; Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë; Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër; Zbatojnë rregullat e sigurisë së shëndetit në punë dhe të mbrojtjes së shëndetit
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin e fushës. të këtë njohuri të mira lidhur me sjelljen / menaxhimin e kafshëve, biologjinë, farmakologjinë, fiziologjinë dhe toksikologjinë. Të sigurojë një nivel të lartë të mirëqenies së kafshëve dhe të punojë për të përmirësuar cilësinë e jetës për kafshët laboratorike; Të monitorojnë gjendjen e kafshëve dhe njohin dhe zgjidhin çdo problem të sjelljes Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik; Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Zootekniku angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund të vetëpunësohet.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare Të ketë kryer specializime afatgjata në këtë profesion, sipas ligjit përkatës të arsimit të lartë. Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Diplomë Master Niveli 7 në KSHK.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kerkesë në rritje në treg.
Mundësitë për karrierë
Mund të punësohet në institucione të ndryshme për ruajtjen, manaxhimin e rehabilitimin e jetës së kafshëve shtëpiake, bagëtive ose kafshëve të egra, në institucione të kërkimit shkencor dhe mësimdhënies apo të vetëpunësohet.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al