Një Ditë Në Universitet

Një Ditë Në Universitet

Zyra e Këshillimit të Karrierës Bashkia Tiranë, vizitojë ambientet e Universitetit Metropolitan për të kryer një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik të këtij institucioni. Në këtë takim u prezantuan shërbimet e zyrës së karrierës dhe si kjo zyrë do t’ju vijë në ndihmë të rinjve e të rejave për zhillvim e orientim në karrierë. Prezantimi i parë nga Znj. Anisa Subashi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Tiranë ishte gjithë informues rreth kësaj drejtorie si dhe shërbimeve të shumta e programeve sociale të ofruara nga Bashkia Tiranë.

Duke qënë se pjesëmarrës ishin student të Fakultetit Ekonomik u mabjtë një prezantimm nga Znj. Jonida Halili, Drejtoresha e Përgjithshme e Menaxhimin Financiar në Bashkinë Tiranë, ku këta të rinj mund të kryejnë praktikat e punës. Prezatimin e shërbimeve që  Zyra e Këshillimit të Karrieres Bashkia Tiranë  ofron e mbajti nga Znj, Joniada Hito, përgjegjëse sektori, ku ftoj të rinj e të reja ti drejtohen sa më parë zyrës për të përfituar gjithë shërbimet e ofruara si : këshillim individual, trajnime, orjentime profesionale, paraqitje dinjitoze të CV-së, etj.