PGI

PGI

Inventari i matjes së interesave: Inventari i Globit Personal

Inventari i matjes së interesave ose shkurt PGI (Personal Globe Inventory) ka për qëllim të masë interesat e njerëzve në aktivitete të ndryshme si edhe të ndihmojë individët të lidhin këto interesa me vendime të rëndësishme të jetës të tilla si: çfarë të zgjedhësh si karrierë apo çfarë të zgjedhësh si degë studimi. Po ashtu, mat dhe jep informacion në lidhje me atë se çfarë hobesh apo interesa të tjera (përtej interesit profesional) individët mund të pëlqejnë dhe gjejnë motivuese. Qëllimi i PGI është t’i japë individit një model mbi të cilin të mendojë në lidhje me interesat personalë si edhe të krahasojë se si interesat individuale janë të ngjashme apo të ndryshme me ato të njerëzve të tjerë.

Inventari i Globit Personal, PGI (Personal Globe Inventory) është hartuar nga Dr. Terence J.G. Tracey (Universiteti i Arizonës, USA) dhe është përshtatur për kontekstin shqiptar nga ekspertë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (Dr. Livia Nano, Dr. Eralda Zhilla dhe Dr. Nada Kallciu) në bashkëpunim me Universitetin e Lausanne –UNIL (Prof. Dr. Jerome  Rossier).

Rezultatet e këtij testi kanë nevojë për interpretimin e një specialisti të fushës. Nëse këshilluesi i karrierës ju ka udhëzuar për të plotësuar këtë test dhe ju ka pajisur me kredencialet e nevojshme ju lutem plotësoni të dhënat më poshtë:

Keni harruar fjalëkalimin?