I nderuar përdorues!

Zyra e këshillimit të karrierës, Bashkia Tiranë ofron teste karriere të cilat ju ndihmojnë të hulumtoni fushat tuaja të interesit, të analizoni nevojat për këshillim karriere dhe vështirësitë që mund të hasni në vendimmarje gjatë rrugëtimit tuaj profesional.

Më poshtë mund të lexoni më tepër mbi secilin test. Për të plotësuar njërin nga testet e karrierës, ju lutem kontaktoni këshilluesit e karrierës të cilët do tiu udhëzojnë për hapat e nevojshëm.