CDDQ

CDDQ

Pyetësori i Vështirësisë në Procesin e Vendimmarrjes për karrierën

Marrja e vendimit për karrierën është një hap që duhet të ndërmarrin të gjithë, herë a vonë. Disa individë këtë vendim e marrin lehtë dhe pa vështirësi të dukshme, të tjerët përballen me vështirësi në marrjen e një vendimi të tillë. Për të ndihmuar këta të fundit, është e nevojshme që, së pari të lokalizohen dhe të identifikohen vështirësitë e tyre specifike. Qëllimi i pyetësorit CDDQ “Vështirësitë në Procesin e Vendimmarrjes për Karrierën” është të identifikojë dhe të përqendrohet te vështirësitë me të cilat përballen individët gjatë marrjes së një vendimi për karrierën. Vendimmarrja për karrierën, në gamën e vendimeve të rëndësishme në jetë është ndër më kryesoret. CDDQ-ja, identifikon dhe merr në konsideratë detyrat kryesore të zhvillimit të vendimmarrjes për karrierën si: I. Ekzaminimi fillestar i klientit II. Diagnostifikimi i vështirësive të një klienti  III. Vlerësimi i nevojave IV. Vlerësimi i ndërhyrjeve – vlerësimi i efektivitetit të ndërhyrjes para dhe pas.

Pyetësori i Vështirësisë në Procesin e Vendimmarrjes për Karrierën CDDQ-ja mbështetet në studimet e kryera në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit nga Itamar Gati, PhD, dhe është përshtatur për kontekstin shqiptar nga ekspertë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (Dr. Nada Kallçiu, Dr. Livia Nano dhe Dr. Eralda Zhilla) në bashkëpunim me Universitetin e Lausanne –UNIL (Prof. Dr. Jérôme Rossier).

Rezultatet e këtij testi kanë nevojë për interpretimin e një specialisti të fushës. Nëse këshilluesi i karrierës ju ka udhëzuar për të plotësuar këtë test dhe ju ka pajisur me kredencialet e nevojshme ju lutem plotësoni të dhënat më poshtë:

Lost your password?