Menaxher Agroturizmi
Kodi Shqiptar i Profesionit
1439
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Drejtues të tjerë të paklasifikuar diku tjetër (ISCO 143)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Akomodimi (NACE 55)
Fjalë Kyçe
Agroturizëm, turizëm në fshat
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i agroturizmit është fermer i drejtëpërdrejt ose sipërmarrës bujqësor, i cili përmes përdorimit të ndërmarrjes së tij mirëpret turistë duke ofruar ushqim dhe pije. Me ndihmën e një stafi të jashtëm ose pjesëtarë të familjes, merret edhe me planifikimin dhe menaxhimin e agroturizmit nga pikëpamja e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, me rregullimin e mjediseve sipas normave, me aspektin promovues të ndërmarrjes dhe të territorit, duke rritur në këtë mënyrë vlerësimin në qarqet turistike. Kryen veprimtari edukative, kulturore, tradicionale, sportive, dhe ekskursione të lidhura me botën rurale, gjithashtu kryen shitjen direkte të produkteve tipike. Në fund, merret me aspektet administrative, kontabël dhe tatimore që lidhen me veprimtarinë e agroturizmit.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Menaxheri i agroturizmit duhet të jetë në gjendje të kryejë përgatitjen dhe shitjen e produkteve të agroturizmit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përgatit organizimin e ciklit të përpunimit të produkteve bujqësore (sallamet, produktet e qumështit, vaji, vera, konservat…); paketon produktet dhe vendos çmimet; organizon mënyrat e shitjes së produkteve; u shpjegon klientëve karakteristikat dhe mënyrat e përgatitjes së produkteve; kryen shitjen e produkteve. Menaxheri i agroturizmit duhet të jetë në gjendje të kryejë menaxhimin tregtar të një agroturizmi dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përgatit planin ekonomik dhe financiar të ndërmarrjes; përcakton pozicionin dhe segmentin e tregut që synon, llojin e shërbimit që ka për qëllim të ofrojë; menaxhon kontabilitetin; përcakton strategjitë e marketingut; përdor mjetet e komunikimit për përfshirjen e agroturizmit në qarqet turistike; organizon nisma për promovimin dhe besnikërinë e klientëve; menaxhon marrëdhëniet me operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit dhe entet publike vendore. Menaxheri i agroturizmit duhet të jetë në gjendje të kryejë procedurat e regjistrimit të klientelës dhe këtu përfshihen këto veprimtari: kryen procedurat për regjistrimin e klientit në mbërritje dhe nisje; verifikon dhe përditëson disponueshmërinë e dhomave; merr rezervimet nga klienti ose përmes ndërmjetësve (agjencitë ose operatorët turistikë); mirëpret tipologji të ndryshme të klientëve (individë, familje, grupe…); u siguron turistëve një qëndrim në zona të përshtatshme dhe të menduara posaçërisht për pritjen; informon mbi rregulloret, mundësitë dhe shërbimet e ofruara nga struktura. Menaxheri i agroturizmit duhet të jetë në gjendje të kryejë shërbimin e restorantit dhe të rregullimit të dhomave dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përpunon menunë dhe listën e pijeve sipas lëndëve të para të prodhuara nga agroturizmi dhe specialiteteve vendase; përpunon dhe kryen shërbimin e vakteve; kryen llogaritjet e shpenzimeve; planifikon proceset e blerjeve dhe të furnizimit; mirëmban higjienën e kuzhinës dhe dhomave të gjumit sipas rregulloreve aktuale. Menaxheri i agroturizmit duhet të jetë në gjendje të menaxhojë prodhimin bujqësor dhe blegtoral të agroturizmit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: përcakton llojet e kulturave sipas karakteristikave të ndërmarrjes dhe kërkesave të tregut; përcakton radhën e veprimtarive të kultivimit (përgatitja e tokës, fekondimi, mbjellja..); siguron furnizimin e makinerive, mjeteve, farave, plehut; siguron organizimin dhe menaxhimin e punëve të kultivimit; siguron organizimin dhe bashkërendimin e punës së personelit bujqësor.
Njohuritë e nevojshme
Detyrimet dhe afatet tatimore, kontabiliteti dhe menaxhimi i kostove, elementë të kontabilitetit të hotelit, elementë të kulinarisë, elementë të fitopatologjisë, elementë të menaxhimit të shërbimeve ushqimore, elementë të higjienës së mjedisit, elementë të informatikës, elementë të blegtorisë, higjiena e mbarështimit të kafshëve dhe e prodhimit blegtoral, pajisjet për mbarështimin e kafshëve, gjuhë të huaja, makineritë për paketimin e produkteve ushqimore, mirëmbajtja e pajisjeve dhe orendive, marketingu i produkteve agroushqimore, marketingu turistik, materialet për paketimin ushqimor, tregu publicitar, rregullat për analizën e rreziqeve dhe pikat kritike të kontrollit (HACCP), rregulloren mbi sigurinë e të dhënave dhe informacioneve, ushqyerjen e shëndetshme hidrike dhe minerale, organizimi i hotelit, organizimi i kuzhinës, organizimi i ndërmarrjes bujqësore; organizimi i shërbimeve ushqimore, organizimi turistik (operatori turistik), proceset e paketimit të produkteve ushqimore, proceset e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit me origjinë shtazore, proceset teknologjike/bio-teknologjike për ruajtjen dhe përpunimin e ushqimit, akomodimi turistik alternativ (B&B, bujtina, ferma …), sistemet tradicionale të prodhimit bujqësor, strategjitë promovuese, teknikat e hotelerisë, teknikat e shërbimit në sallë, teknikat e kultivimit të kafshëve, teknikat e përcaktimit të çmimeve, teknikat e vjeljes së produkteve bujqësore, teknologjia e proceseve të prodhimit dhe përpunimit ushqimor, verërat, distilimet, pijet.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë parimet e përpunimit të lëndëve të para. Të zbatojë procedurat për analizën e rreziqeve dhe pikat kritike të kontrollit (HACCP). Të zbatojë teknikat e përcaktimit të çmimeve. Të zbatojë teknikat për prezantimin e produkteve. Të zbatojë teknikat e përpunimit të produkteve bujqësore. Të zbatojë teknikat e shitjes. Të zbatojë kriteret e vlerësimit të ofertave. Të zbatojë procedurat për regjistrimin e dokumenteve të kontabilitetit. Të zbatojë teknikat e kontabilitetit. Të zbatojë teknikat e analizës së konkurrencës. Të zbatojë teknikat e analizës së të dhënave të tregut. Të zbatojë teknikat e buxhetimit. Të zbatojë teknikat e besnikërisë së klientelës. Të zbatojë teknikat e segmentimit të klientelës. Të zbatojë teknikat për analizën e kërkesës së tregut. Të zbatojë teknikat e promovimit. Të zbatojë kriteret për përgatitjen e preventivave. Të zbatojë kriteret për vlerësimin e gjendjes së mjeteve dhe orendive. Të zbatojë metoda të ndryshme në sistemin e pagesave. Të zbatojë procedurat për menaxhimin e pagesave. Të zbatojë procedurat standarde të pranimin dhe përcjelljen e klientëve (check-in dhe check-out). Të zbatojë teknikat e akomodimit të klientëve. Të zbatojë teknikat e komunikimit efikas. Të zbatojë teknikat e menaxhimit te rezervimeve të hotelit. Të zbatojë teknikat për planifikimin e rezervimeve të hotelit. Të zbatojë kriteret e përzgjedhjes së recetave ushqimore. Të zbatojë procedurat e furnizimit për restorantin. Të zbatojë teknikat e përpunimit të menusë dhe listës së pijeve. Të zbatojë teknikat për prezantimin e verërave dhe pijeve alkoolike. Të zbatojë teknikat e pastrimit të mjediseve. Të përdorë produkte për pastrimin e pajisjeve sanitare. Të përdorë produkte për pastrimin e dhomave dhe mjediseve ndërtesës. Të zbatojë teknikat për të përcaktuar ciklin e të korrave. Të zbatojë teknikat për vjeljen e produkteve bujqësore. Të drejtojë makineritë bujqësore. Të përdorë pajisjet bujqësore. Të përdorë mjete për higjienizimin e mjediseve të mbajtjes së kafshëve. Të përdorë sisteme për fertilizimin dhe ujitjen.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Veprimtaria e menaxherit agroturistik mund të kryhet individualisht ose në bashkëpunim me anëtarët e familjes ose me punonjës, në varësi të madhësisë së ndërmarrjes. Një element karakteristik i agroturizmit është që veprimtaria e kultivimit të tokës dhe blegtoria të mbetet veprimtaria kryesore e ndërmarrjes bujqësore. Në rastin e një strukture të vogël, menaxheri mund të merret drejtpërdrejt me zhvillimin e të gjitha veprimtarive, kurse në rastin e një ndërmarrjeje mesme ose të madhe ai kryen më shumë një funksion bashkërendues, organizativ dhe menaxherial. Përmbushja e veprimtarive bujqësore dhe njëkohësisht ato mikpritëse, bën që puna të ketë një ritëm të shpejtë me orë të zgjatura, pavarësisht se pritja e mysafirëve është zakonisht sezonale. Menaxheri i agroturizmit ka kontakte me subjektet që, në zonë, merren me promovimin turistik, siç janë pushteti vendor, shoqata, operatorët turistikë etj. Marrëdhëniet e tjera kanë të bëjnë me kontaktet me shoqëritë, që ofrojnë shërbime të nevojshme për ndërmarrjen agroturistike.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka kërkesa të veçanta.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin III të KSHK-së. Shkolla profesionale të lidhura me bujqësinë e blegtorinë. Kurse të formimit profesional me kohëzgjatje disamujore edhe për aspekte më të veçanta të agroturizmit.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Ofrues të licencuar/akredituar.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Sektori i agroturizmit është në një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.
Niveli i pagës bruto
Mundësitë për karrierë
Në këtë profesion mund të hysh si ndihmës-drejtues apo në funksione të tjera brenda agroturizmit. Me disa kualifikime dhe përvojë në punë mund të arrihet në nivele më të larta drejtimi, ose mund të zgjedhin edhe të krijojnë sipërmarrjet e tyre.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.shum.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al