Fizioterapist
Kodi Shqiptar i Profesionit
2264.03
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialiste të tjerë të shëndetësisë (ISCO 226)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Aktivitete të shëndetit (NACE 86)
Fjalë Kyçe
Trajtime mjekësore, rehabilitime, rekreacion.
Përshkrim i përgjithshëm
Fizioterapistët ndihmojnë njerëzit të shërohen nga dëmtimet e marra nga ndërhyrjet kirurgjikale, sëmundje të ndryshme, plakja ose paaftësi të caktuara. Ata udhëzojnë pacientët të përmirësojnë forcën dhe lëvizshmërinë e tyre dhe të parandalojnë problemet e mëtejshme në të ardhmen. Fizioterapistët punojnë për të diagnostikuar shkaqet e dëmtimit dhe të përgatisin një plan trajtimi, ndonjëherë duke përfshirë ushtrime, terapi manuale dhe elektroterapi (përdorimi i energjisë elektrike si një trajtim mjekësor). Ata gjithashtu këshillojnë për menaxhimin sëmundjeve në kushte afatgjata.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Vlerësojnë pacientët ose klientët për të përcaktuar natyrën e çrregullimit, sëmundjes ose problemit; Zhvillojnë dhe zbatojnë plane të trajtimit dhe vlerësimin e progresit të pacientëve duke bërë dhe dokumentimin e tyre; Diagnostikojnë dhe trajtojnë lëndime dhe keqformime të ndryshme; Kryejnë magazinimin, ruajtjen, përzierjen, testimin dhe shpërndarjen e produkteve mjekësore dhe këshillime mbi përdorimin e duhur dhe efektet negative të tyre; Kryejnë trajtime fizioterapie për të përmirësuar apo rivendosur funksionet motorike të njeriut, maksimizuar aftësinë e lëvizjes, lehtësimin e sindromave të dhimbjes; Këshillojnë individë apo organizata për të rritur ndikimin e ushqimit dhe të ushqyerit e shëndetshëm të tyre; Këshillojnë pacientët apo klientët në lidhje me trajtimin e vazhdueshëm dhe ofrimin e k e shërbimeve të rehabilitimit; Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë të shëndetit për dhënien e një shërbimi të specializuar; Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë; Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të njohë mirë legjislacionin shqptiar dhe atë ndërkombëtar Te këshillojnë pacientët për një mënyrë jetese të shëndetshme; Të japë udhëzime të qarta dhe të krijojnë marrëdhënie besimi me pacientët për t'i inkurajuar ata të punojnë drejt shërimit; Të shpjegojë çështje komplekse mjekësore në mënyra që pacientët mund t'i kuptojnë lehtësisht. Të komunikojë qartë me punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor, të afërmit dhe kujdestarët e pacientëve; Të menaxhojë dhe organizojë siç duhet kohën; Të demonstrojë aftësi për zgjidhjen e problemeve; Të kryejë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik; Të komunikojë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Fizioterapisti angazhohet në kuadrin e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin apo mund te vetepunesohet. Orari i punës aplikohet në në përputhje me kodin e punës. Kohëzgjatja nomale e javës së punës është 40 orë duke përfshirë punën në mbrëmje dhe fundjavë. Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit.

Kërkesat për hyrje në profesion

Kërkohet të ketë diplomë universitare. Të ketë kryer specializime afatgjata në këtë profesion, sipas ligjit përkatës të arsimit të lartë. Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për profesionet e rregulluara. Të jetë i aftë mendërisht.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Diplome Bachelor Niveli VI KSHK dhe Master (Profesional/Shkencor) Niveli VI KSHK.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Universiteti i mjekësisë, Fakulteti i Rekrecionit pranë Universitetit të Sporteve.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Ka një kërkesë në rritje në treg.
Mundësitë për karrierë
Fizioterapisti ka një sërë mundësish për përparimin në karrierë. Disa fizioterapistë e ndajnë kohën e tyre midis roleve të ndryshme të punës.Nëse punon në sektorin publik, mund të angazhohet në një sërë departamentesh, përfshirë shëndetin në punë, ortopedinë dhe kujdesin intensiv. Gjithashtu, mund të punojë në një institucion spitalor, apo në një shtëpi të kujdesit shëndetësor. Fizioterapisti mund të specializohet në terapi sportive, duke u bërë fizioterapisti rezident për një ekip sportiv.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.atu.org.al; www.ata.org.al; www.shum.al; www.profesionisti.al; www.karriera.al