Specialist i sigurisë informatike
Kodi Shqiptar i Profesionit
2411.02
Fusha Profesionale
Sipas klasifikimit ISCO 2008
Specialistë të bazës së të dhënave dhe administratorë të sistemeve (ISCO 252)
Fusha Ekonomike
Sipas klasifikimit NACE Rev. 2
Shërbime të teknologjisë së informacionit (NACE 62)
Fjalë Kyçe
TIK, siguri, informatikë, rrjete, bazë të dhënash
Përshkrim i përgjithshëm
Specialisti i sigurisë informatike harton, koordinon dhe zbaton masat e sigurisë për sistemet e informacionit për të rregulluar qasjen në të dhënat e sistemit si dhe për të parandaluar hyrjen e paautorizuar. Veprimtaritë kryesore që ai kryen janë: instalimi i sistemeve operative dhe të programimit; kryerja e kontrolleve për mbrojtjen dhe efikasitetin e sistemeve të informatike; ruajtja e të dhënave informatike; menaxhimi i rreziqeve operative; analizimi i qasjeve në sisteme dhe menaxhimi i profileve; hartimi dhe zbatimi i masave të sigurisë së sistemeve të informatike; zhvillimi i trajnimeve dhe informimi për personelin dhe klientët; kryerja e backup-it të sistemit; analizimi ose identifikimi i nevojave të klientit; hartimi ose paraqitja e raporteve ose dokumenteve teknike.
Veprimtaritë / Përgjegjësitë kryesore
Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të kryejë hartimin e arkitekturave dhe këtu përfshihen këto veprimtari: ofron ekspertizën për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve komplekse teknike dhe për të siguruar zgjidhjet më të mira arkitekturore; përdor njohuritë në fusha të ndryshme teknologjike për të ndërtuar dhe vënë në veprim arkitekturën e biznesit; kupton objektivat e proceseve të biznesit dhe ndikimin e tyre në arkitektura (të dhëna, programe, siguri, zhvillim, etj.); ndihmon punonjësit duke u komunikuar arkitekturën, standardet, udhëzimet dhe objektivat e biznesi; zhvillon modele për të ndihmuar analistët e sistemeve në hartimin e programeve të qëndrueshme. Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të hartojë programe kompjuterike dhe këtu përfshihen këto veprimtari: identifikon klientët, përdoruesit dhe palët e interesuara; mbledh, zyrtarizon dhe verifikon kërkesat funksionale dhe jofunksionale; zbaton modele dhe vlerësime të të dhënave për të vlerësuar kostot e fazave të ndryshme të ciklit të jetës së programit; vlerëson përdorimin e prototipeve për të mbështetur vlefshmërinë e kërkesave; harton, organizon dhe mbikëqyr fazat e realizimit të programit; harton specifikat funksionale duke u nisur nga kërkesat e përcaktuara; vlerëson metodat e ndryshme të zhvillimit të programit në lidhje me mjetet dhe gjuhët në dispozicion; përcakton një komunikim sistematik dhe të shpeshtë me përdoruesit/klientët/palët e interesuara; siguron dhe planifikon kryerjen e testeve dhe kontrollin e funksionalitetit në brendësi të projektit. Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të ndjekë prirjet teknologjike dhe këtu përfshihen këto veprimtari: mbikëqyr burimet e informacionit dhe ndjek vazhdimisht risitë teknologjike; identifikon shitësit dhe furnizuesit e zgjidhjeve të TIK-ut dhe vlerëson e propozon ata që u përgjigjen më mirë nevojave të biznesit; identifikon avantazhet dhe përmirësimet si rezultat i zbatimit të teknologjive të reja. Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të sjellë risi në TIK dhe këtu përfshihen këto veprimtari: identifikon avantazhet dhe përmirësimet si rezultat i zbatimit të teknologjive të reja; verifikon zgjidhjen e krijuar; mendon në mënyrë krijuese dhe jashtë skemave; identifikon burimet e duhura. Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të testojë sistemet informatike dhe këtu përfshihen këto veprimtari: krijon dhe menaxhon një plan prove; menaxhon dhe vlerëson procesin e testimit; harton teste për sistemet informatike; përgatit dhe kryen teste të sistemeve informatike; raporton dhe dokumenton testet dhe rezultatet përkatëse. Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të prodhojë dokumentacionin teknik të zgjidhjeve dhe këtu përfshihen këto veprimtari: ndjek dhe kontrollon përdorimin efektiv të standardeve të dokumentacionit të organizatës; përgatit shabllone për botime të përbashkëta; organizon dhe kontrollon rrjedhën e punës për menaxhimin e përmbajtjes; mban botimet në përputhje me zgjidhjet gjatë gjithë ciklit të jetës së tyre. Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të mbështesë ndryshimet dhe evolucionet e sistemit dhe këtu përfshihen këto veprimtari: ndan veçoritë funksionale dhe teknike me ekipet e TIK-ut që janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe evolucionin e zgjidhjeve informatike; menaxhon komunikimet me ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe evolucionin e sistemeve të informacionit; analizon ndikimin e ndryshimeve funksionale / teknike te përdoruesit; planifikon të gjitha veprimet e nevojshme për të zbutur ndikimin e ndryshimeve (trajnim, dokumentacion, procese të reja ...). Specialisti i sigurisë informatike duhet të jetë në gjendje të ofrojë shërbime dhe këtu përfshihen këto veprimtari: zbaton procese që përfshijnë organizimin strategjik të ofrimit të shërbimeve IT; përpilon dhe plotëson dokumentacionin e përdorur në ofrimin e shërbimeve IT; analizon ofrimin e shërbimeve në dispozicion dhe harton raportin e rezultateve për eprorët; planifikon dhe organizon ngarkesën e punës së bashkëpunëtorëve për të ofruar shërbime efikase dhe ekonomike.
Njohuritë e nevojshme
Rregullat, prirjet dhe nevojat e organizatës; analiza e programeve ekzistuese dhe arkitekturat përkatëse; qasjet ndaj programeve kërkimore të aplikuara; arkitektura e përgjithshme dhe standardet e organizatës; arkitektura teknike e një programi ekzistues në TIK; praktikat dhe standardet më të mira në lidhje me menaxhimin e sigurisë së informacionit; praktikat dhe standardet më të mira të ofrimit të shërbimeve IT; cikli jetësor i një procesi testimi; lidhja midis elementeve të infrastrukturës së sistemit dhe ndikimit të defektit në proceset e lidhura të punës, kostot, përfitimet dhe rreziqet që lidhen me arkitekturat e sistemit; DBMS dhe teknikat e ruajtjes së të dhënave; lloje të ndryshme të testeve (funksionale, integruese, performance, përdorimi, stresi etj.); dokumentet teknike të kërkuara për hartimin, zhvillimin dhe nxjerrjen e produkteve, programeve dhe shërbimeve; burimet e informacionit të rëndësishme për TIK; korniza arkitekturore, metodologjitë dhe mjetet për hartimin e sistemit; strategjia e lëvizshmërisë (mobility strategy); zbatimi dhe disponueshmëria e mjeteve diagnostikuese; ndikimi i kërkesave ligjore në sigurinë e informacionit; infrastruktura e përgjithshme informatike e organizatave dhe përbërësit kryesorë; gjuhët për formalizimin e veçorive funksionale; metodat për zhvillimin e programeve kompjuterike dhe logjika e tyre (p.sh. Prototyping, Agile, Reverse engineering, etj.); matjet e lidhura me zhvillimin e programit; modelimi i kërkesave të programeve dhe teknikave për analizën e nevojave; modelet e shërbimit (SaaS PaaS IaaS) dhe ato operacionale (p.sh. Cloud Computing); monitorimi i ofrimit të shërbimeve; nevojat e tregut në TIK; teknologjitë e reja (p.sh. sistemet e shpërndara, modelet e virtualizimit, sistemet e lëvizshmërisë së grupit të të dhënave - data sets); kërcënimet e mundshme ndaj sigurisë informatike të organizatave; mundësitë e ofruara nga standardet më të rëndësishme dhe praktikat më të mira në sigurinë informatike; problemet që lidhen me madhësinë e grupeve të të dhënave (p.sh. big data); problemet që lidhen me të dhënat e pastrukturuara (p.sh. analiza e të dhënave); procedurat për regjistrimin e veprimtarive në lidhje me ofrimin e shërbimeve; procedurat e raportimit të përcaktuara nga organizata; procedurat për administrimin e problemeve të punës; proceset e punës dhe varësia e tyre nga programet kompjuterike; hartimi i ndërfaqes së përdoruesit; rregullat e diskutimit në bashkësitë në internet; kërkesat e arkitekturës së sistemeve: performancë, mirëmbajtje, shtrirje, disponueshmëri, siguri dhe qasje; kërkesat për ofrimin e shërbimeve IT; veçoritë funksionale të një sistemi informacioni; standardet kombëtare dhe ndërkombëtare që përcaktojnë kriteret e cilësisë për testimin; strategjia për të garantuar sigurinë e informacionit në organizatë; mjetet e kontrollit të versionit për prodhimin e dokumentacionit; mjetet dhe pajisjet që përdoren për ruajtjen dhe mbledhjen e të dhënave; mjetet dhe teknikat për menaxhimin e ndryshimit; mjetet për krijimin e prezantimeve multimediale; mjetet për prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e dokumenteve profesionale; teknikat e proceseve të inovacionit; teknikat, infrastruktura dhe mjetet e përdorura në procesin e testimit; teknologjitë e reja dhe programet më të rëndësishme të tregut; teknologjitë e komunikimit të lëvizshëm; teknologjitë web cloud dhe mobile.
Aftësitë profesionale dhe cilësitë e nevojshme
Të zbatojë metodologjitë e projektimit të arkitekturës që sigurojnë ndërveprimin, shtrirjen, përdorimin dhe sigurinë. Të identifikojë zhvillimet dhe ndryshimet e sistemeve të informacionit dhe komponentëve përkatës (hardware, software, programe, procese, platforma). Të ekuilibrojë nevojat e biznesit me zhvillimet teknologjike. Të përdorë një qasje zyrtare për zbatimin e zgjidhjeve për të bërë funksionale arkitekturat e sistemeve të informacionit. Të zbatojë metodat e vlerësimit të modeleve duke përdorur kornizat referencë (p.sh. qasja përsëritëse). Të përdorë teknikat e zhvillimit të modeleve për zbatimin e programeve. Të përdorë teknika për të siguruar ndërveprimin, dobishmërinë dhe sigurinë e programeve. Të përdorë kritere për zgjedhjen e zgjidhjeve teknike për hartimin e programeve dhe optimizimin e raportit të kostos me cilësinë. Të përdorë gjuhë modelimi për hartimin e strukturave të të dhënave dhe strukturave të sistemit. Të përdorë metoda për konceptimin e zgjidhjeve inovative në TIK. Të përdorë metoda për integrimin e teknologjive të reja te produktet, programet dhe shërbimet ekzistuese. Të përdorë metoda për eksplorimin e zhvillimeve teknologjike më të fundit në TIK. Të njohë proceset e biznesit për të propozuar zgjidhje inovative. Të përdorë qasje inovative për të krijuar produkte ose shërbime të reja TIK. Të përdorë metoda për leximin e nevojave të biznesit për zbatimin e saktë të zgjidhjeve TIK. Të përdorë procedurat e testimit të sistemeve IT Të zbatojë standarde kombëtare dhe ndërkombëtare për shëndetin, sigurinë, përdorimin, performancën, besueshmërinë dhe përputhshmërinë e sistemeve në IT. Të përdorë metoda për prodhimin e dokumentacionit në lidhje me proceset e certifikimit të sistemeve informatike. Të zbatojë teknika për përshkrimin e produkteve, shërbimeve, komponentëve ose programeve në IT. Të përdorë sisteme për menaxhimin e dokumenteve. Të përdorë mënyrat e përshtatshme për paraqitjen e dokumentacionit. Të përdorë mjetet e kontrollit të versionit për prodhimin e dokumentacionit. Të zbatojë marrëveshje të nivelit të shërbimit (service level agreement - SLA) në menaxhimin e procesit të ndryshimit të sistemeve. Të zbatojë procedurat e sigurisë së të dhënave në procesin e ndryshimeve në sistem. Të përdorë metodat e planifikimit të ndryshimeve hardware dhe software. Të përdorë metoda për analizimin e ndikimit të ndryshimeve funksionale / teknike. Të zbatojë procedurat e ofrimit të shërbimeve IT në përputhje me marrëveshjet e nivelit të shërbimit (Service Level Agreement). Të zbatojë rregulla për përpilimin e dokumentacionit operacional në ofrimin e shërbimeve IT. Të zbatojë teknikat e planifikimit të kapacitetit të sistemit IT. Të zbatojë teknikat e mirëmbajtjes së mjeteve të monitorimit (p.sh. Script, procedurat, etj.). Të zbatojë teknikat e monitorimit të ofrimit të shërbimit. Të zbatojë metoda për identifikimin e defekteve të mundshme në komponentët e sistemit të informacionit. Të zbatojë procedurat përkatëse për zgjidhjen e situatave kritike. Të zbatojë teknikat e monitorimit të incidenteve dhe të problemeve në TIK. Të zbatojë teknikat për optimizimin e performancës së sistemeve të informacionit dhe përbërësve të tyre. Të përdorë metodat e analizës së sistemit të informacionit bazuar në shfaqjen dhe përsëritjen e gabimeve. Të zbatojë standardet, praktikat më të mira dhe kërkesat ligjore më të rëndësishme për sigurinë e informacionit. Të zbatojë teknikat dhe testet e kontrolluara diagnostikuese për zbulimin e dobësive. Të promovojë sigurinë informatike në menaxhimin e organizatës. Të përdorë metodologji për përcaktimin e një strategjie për sigurinë e informacionit. Të zbatojë metodat e nxjerrjes së të dhënave (data mining). Të zbatojë metoda për strukturimin e të dhënave për t’i vënë në dispozicion të biznesit sipas nevojave. Të zbatojë metoda për analizimin e proceseve të biznesit dhe informacioneve të pastrukturuara. Të përcaktojë politikat e shpërndarjes së të dhënave. Të përdorë mjetet dhe teknologjitë e përshtatshme për ruajtjen dhe rikthimin e të dhënave.
Konteksti i ushtrimit të profesionit
Detyrat, përgjegjësitë dhe mundësitë e ndryshme për zhvillim profesional të specialistit të sigurisë informatike janë të përqendruara në sektorin e TIK-ut. Sektori i TIK-ut kuptohet si një grup teknologjish (përbërës, sisteme dhe programe softuerike) që lejojnë paraqitjen, organizimin, përpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve. Informacionet mund të jenë numerike, tekstuale, vizuale, zanore ose kombinim i tyre (përmbajtje multimediale). Sidoqoftë, ky përkufizim është i kufizuar vetëm në kontekstet metodologjike, teknologjike, të elektronikës, teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit, pa marrë parasysh që programet kompjuterike prekin çdo sektor të shoqërisë, me të gjitha ndikimet ekonomike dhe organizative në aftësi, profesionalizëm, trajnim dhe hulumtim në të gjithë sektorin. Sot TIK-u është një nga fushat më të rëndësishme, inovative dhe për rrjedhojë strategjike për politikën, ekonominë, sipërmarrjen, kërkimin shkencor dhe në përgjithësi për tërë botën e medias. Rëndësia e produkteve dhe shërbimeve të reja është rritur ndjeshëm për vetë rolin që ato të luajnë në zhvillimin ekonomik, mundësitë që ato ofrojnë për inovacionin e ndërmarrjeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, si dhe mundësitë e shumta të punësimit. Kjo rrjedhimisht sjell shumë përfitime për përdoruesit dhe për shoqërinë në tërësi.

Kërkesat për hyrje në profesion

Nuk ka parakushte detyruese, por në nivelin ndërkombëtar kurse të shumta të kualifikimit dhe certifikimit janë zyrtarizuar nga shoqëritë shumëkombëshe në TIK (p.sh. Microsoft, Cisco, etj.) në teknologji specifike dhe/ose sisteme operative. Këto certifikime, megjithëse nuk kanë asnjë vlerë juridike, përbëjnë një kërkesë preferenciale dhe shpesh të detyrueshme për zgjedhjen e punonjësve.

Kualifikimet e nevojshme profesionale

Kualifikime profesionale në nivelin VI të KSHK-së. Mundësitë e trajnimit dhe formimit në fushat e teknologjisë së informacionit, telematikës dhe TIK-ut janë të shumta, në nivelin e formimit profesional, teknik dhe universitar.

Institucionet ofruese të kualifikimit profesional
Ekziston një ofertë e gjerë dhe e artikuluar në fushat e teknologjisë së informacionit në të gjithë zinxhirin e formimit profesional, arsimit profesional teknik dhe universitar. Ka një prirje për të ofruar programe arsimore e trajnuese të posaçme për specialistë të sigurisë informatike. Universitetet, shkollat profesionale, që kanë specializime në informatikë, ofrues të licencuar apo të akredituar.
Perspektiva e profesionit / Vendet e punës të shpalluara
Kërkesa për këtë profesion është në rritje, sidomos për njerëz me kompetencë profesionale të dëshmuar.
Mundësitë për karrierë
Shpesh futja në punë bëhet përmes një kontrate trajnimi që mundëson një formim të mëtejshëm në vendin e punës. Me kualifikime mund të arrihet në nivele më të larta të specialistit dhe të përgjegjësit të sigurisë informatike, apo në pozicione të drejtuesit të projektit dhe skuadrash. Profesionistë të suksesshëm mund të zgjedhin edhe të punojnë me porosi e projekte e të mos jenë në punësim të vazhdueshëm.
Adresa të dobishme
www.arsimi.gov.al; www.financa.gov.al; www.puna.gov.al; www.njoftime.com; www.duapune.com; www.profesionisti.al; www.karriera.al