ADOR
ADOR
Analizë e kërkesës për orientim
Analiza e kërkesës për orientim ose shkurt ADOR (Analyse de la demande d’orientation) ka për qëllim të propozojë një sistem për të identifikuar se cilat janë nevojat bazë të personave që përdorin sistemet e orientimit të karrierës, në mënyrë që të ndihmojë këshilluesit t’u ofrojnë shërbime të përshtatshme këtyre individëve. Ky instrument (ADOR-i) i ofron klientit dhe profesionistëve të këshillimit të karrierës një profil të hollësishëm të nevojave bazë që ai ka, të cilat, më pas, mund të kontribuojnë në analizën e kërkesës së klientit. ADOR-i është një instrument që ju ndihmon të identifikoni se cilat janë nevojat tuaja në fushën e orientimit profesional. Rezultatet e përftuara nga pyetësori ju ndihmojnë edhe që të shihni më qartë qëllimet dhe objektivat tuaja lidhur me karrierën. Ato shërbejnë si bazë për procesin e orientimit profesional që do merrni më pas nga një këshillues karriere. Informacioni që përftohet nga ky pyetësor është rezultat i një vetëvlerësimi që bën individi. Ky rezultat më pas ka nevojë për reflektim dhe interpretim më profesional.
Analiza e kërkesës për orientim, ADOR (Analyse de la demande d’orientation) është hartuar nga Samuele Meier & Prof Dr Jérôme Rossier (Universiteti i Lozanës –UNIL) dhe është përshtatur për kontekstin shqiptar nga ekspertë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (Dr. Eralda Zhilla, Dr. Nada Kallciu dhe Dr. Livia Nano) në bashkëpunim me Universitetin e Lausanne –UNIL (Prof. Dr. Jérôme Rossier).
Rezultatet e këtij testi kanë nevojë për interpretimin e një specialisti të fushës. Nëse këshilluesi i karrierës ju ka udhëzuar për të plotësuar këtë test dhe ju ka pajisur me kredencialet e nevojshme ju lutem plotësoni të dhënat më poshtë:
Lost your password?