VISA

VISA

Vlerësimi i Statusit të Identitetit Profesional

VISA – Vlerësimi i statusit të identitetit profesional është një instrument që ndihmon të rinjtë me orientimin e tyre në karrierë. VISA vlerëson nëpërmjet 30 pyetjeve, nivelin e zhvillimit të identitetit profesional duke mundësuar të rinjtë të identifikojnë nevojat në lidhje me këshillimin dhe informacionin.
Ky test do të vlerësojë gjashtë dimensione të identitetit profesional: (i) angazhimin në karrierë, (ii) identifikimi me angazhimin në karrierë, (iii) fleksibiliteti i angazhimit në karrierë, (iv) dyshimet në vetvete për karrierën, (v) eksplorimi i gjerë i karrierës, (vi) eksplorimi në thellësi i karrierës.

Pyetësori i Vlerësimi i statusit të identitetit profesional VISA është hartuar nga Erik J. Porfeli, Ph.D. (2011) dhe është përshtatur për kontekstin shqiptar nga ekspertë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (Dr. Nada Kallçiu, Dr. Eralda Zhilla dhe MSc. Jonida Peppo) në bashkëpunim me Universitetin e Lausanne – UNIL (Prof. Dr. Koorosh Massoudi).

Rezultatet e këtij testi kanë nevojë për interpretimin e një specialisti të fushës. Nëse këshilluesi i karrierës ju ka udhëzuar për të plotësuar këtë test dhe ju ka pajisur me kredencialet e nevojshme ju lutem plotësoni të dhënat më poshtë:

Keni harruar fjalëkalimin?